mendo globalisht,
vepro lokalisht

Viti 2018

Në vitin 2018 Syri i Vizionit është i fokusuar në vazhdimësinë e projekteve nga vitet e kaluara, mbajtjen e bashkëpunimeve shumëvjeçare me partnerët kryesore të organizatës dhe kontaktin e koordinimin e vazhduar në komunitet, me qytetarët dhe grupe të organizuara.
Këtë vit angazhimi në projektin e gjerë të qytetarisë aktive me mbështetjen e Olaf Palme Center, mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja me të drejtat e fëmijëve me mbështetjen e Save the Children. Përmes projekteve EUSIMRAE-s, Prospect +, KOSINT, dhe “Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë” të filluar vitin e kaluar angazhohemi për integrimin e komuniteteve, romë, ashkali e egjiptian duke mbajtur edhe qendrat mësimore në shkolla në tri komuna të rajonit të Pejës.
Në mbështetje të shkollave për punësimin e të rinjve vazhdojnë projektet SEED dhe ProKarriera mbi mundësitë e shkollimit dhe karrierës, qasjen në tregun e punës dhe krijimin e mundësive të punësimit.
Si pjesë e rrjeteve dhe partneriteteve lokale e rajonale, Syri i vizionit është  një zë aktiv në shoqëri dhe një promotor i ndryshimeve që kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e qytetarëve në angazhimin e tyre për ndryshimet dhe angazhimin për një jetë më të mirë.