mendo globalisht,
vepro lokalisht

Partnerët

Që në themelimin e saj organizata Syri i Vizionit, ka zhvilluar një numër të madh të partneriteteve. Organizata jonë në parim ka qenë e hapur dhe e orientuar në bashkëpunim e me organizata që ndajnë të njëjtat vlera dhe mbështesin kauzat tona, prandaj numri i partnerëve të SiV është shumë i madh qoftë në nivel, lokal, edhe në nivel rajonal por edhe të fushave e profileve të ndryshme, si nga shoqëria civile, për edhe nga institucionet dhe biznesi.


Partnerët afatgjatë: Partnerët kryesorë afatgjatë të Syri i Vizionit janë Save the Children, Olof Palme Center- Suedi, Solidar Suisse- Zvicër, KFOS, DRC- Danimarkë, CARE International dhe  Volkshilfe- Austria me të cilat ndër vite kemi zhvilluar partneritete strategjike në projekte të rëndësishme në komunitet.

Partnerët lokalë: Në nivel lokal brenda Kosovës ka bashkëpunim të vazhdueshëm me KDI- Kosovo Demkratic Institute, Prishtinë, CBM- Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë, INPO- Iniciativa për progres, Ferizaj, IADK Mitrovicë, QR “Atë Lorenc Mazreku” Pejë; FIQ- Forumi për iniciative qytetare, KIPRED- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Prishtinë; Shoqata “Nëna Terezë”, Prishtinë Vizioni 02, Liria-Istog, etj, një numër shumë i madh i organizatave me të cilat bashkëpunohet edhe në mënyrë direkte, apo edhe përmes rrjeteve në të cilat kemi anëtarë.


Partnerët rajonalë: Në nivel të shteteve të rajonit partnerët e SiV janë dhjetëra organizata në shtetet e Evropës Juglindore me të cilët bashkëpunojmë edhe në mënyrë direkte, apo përmes rrjeteve rajonale si SELDI, KOMRA, KIP, e të tjera.

Institucionet: Në implementim të projekteve në doni të komunitetit, SiV ka zhvilluar partneritete dhe bashkëpunim me institucione e pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë, Qeverinë e Kosovës me ministritë dhe zyrat e veçanta në nivel qendror edhe rajonal, Parlamentin e Kosovës dhe Komisionet e tij parlamentare për fushat e caktuara, pothuaj të gjitha komunat e Kosovës me drejtoritë e tyre përkatëse.

Biznesi: Një  partneritet të rëndësishëm SiV ka zhvilluar edhe me biznesin, me të cilin kemi zhvilluar aktivitete dhe fushata të përbashkëta. Kompania Dukagjini, Devolli grup, IPKO, Uji Rugova, etj. kanë mbështetur aktivitete tona të përbashkëta.