mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet në vitin 2006

 

Në vitin 2006 “Syri i Vizionit” është tërësisht e kyçur në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë në kuadër të rrjetit Kosovo Initiative Program, që tashmë është bërë një strukturë e organizuar mirë e organizatave që veprojnë në terren, secili në zonën e tij në tri shtetet. “Syri i Vizionit” ka realizuar disa projekte në kuadër të Komponentës Rinore të programit KIP, projekte në disa prej cilave ishte organizatë liderë në bashkëpunim me organizata tjera.

Angazhimi i rëndësishëm ishte vazhdimi i projekteve të filluara një vit më parë në lagjen “7 shtatori” me të kthyerit rom dhe egjiptian, pasi që në këtë vit fillon edhe komponenta e punësimit për të kthyerit e këtij komuniteti. Kjo ishte vetëm një pjesë e projektit që u zhvillua në shumë linja me komunitetin në këtë lagje. Gjatë vitit u realizua edhe hartimi një broshurë për kthimin. Në këtë broshurë ofroheshin të dhëna të plota të mbledhura në një vend për të kthyerit në komunat Klinë, Pejë, Prizren dhe Istog. Broshura iu adresohej edhe komunave me të dhëna të kompletuara për kthimin dhe për herë të parë ofronte të dhëna të pavarura për personat e zhvendosur që vazhdimisht kishin qenë të keqinformuar nga propaganda serbe, e cila për nevojat e politikës nuk e përkrahte kthimin në Kosovë.

Kasneci që kishte mbetur pa financim në muajt e fundit të viti të kaluar, gjatë këtij viti u riaktivizua dhe me angazhim më të madh të stafit mori profil më profesional duke ngritur zërin avokues dhe duke trajtuar problemet e jetës së qytetarëve në raport me institucionet, por edhe demokratizimin dhe reformën e pushteteve lokale, gjyqësorit, etj. Projekti që vitin e kaluar kishte filluar në fillim si bashkëpunim i OSBE dhe USAID, vazhdoi pastaj vetëm më këtë të fundit në një periudhë nëntëmujore që zgjati deri në muajin shkurt të vitit 2007, kur edhe doli numri i fundit i “Kasnecit”.

 

 


 

 

 

Shkëmbimi dhe shpërndarja e informatave mbi procesin e kthimit në Kosovë/Krijimi i ueb faqeve në komunat e përzgjedhura në Kosovë

 

Titulli i Projektit: Shkëmbimi dhe shpërndarja e informatave mbi procesin e kthimit në Kosovë/Krijimi i ueb faqeve në komunat e përzgjedhura në Kosovë

Kohëzgjatja: 14 muaj (korrik 2006 – tetor 2007)

Vendi: Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me International Aid Netëork (IAN), Beograd, Serbi

Buxheti: 28,708 € (25,131 + 3,576)

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdimësi e fazës së parë testuese (pilot fazës) që është zbatuar gjatë muajve qershor-gusht 2006. KIP aprovoi vazhdimin e këtij projekti shtesë për 14 muaj duke u bazuar në vlerësimin dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë fazës testuese dy-mujore. Synimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile (OJQ-ve të rrjetit KIP) dhe Komunave të Kosovës me qëllim që të përkrahen aktivitetet për kthim dhe re-integrim. Bashkëpunimi do të përkrahet përmes ndihmës në krijimin e ueb faqeve komunale me fokus në procesin e kthimit dhe re-integrimit në Kosovë në pesë komunat e përzgjedhura të Kosovës si: Istog, Klinë, Prizren, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë pesë komunat e përzgjedhura të Kosovës, komuniteti kthyes dhe pritës si dhe komuniteti i gjerë në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, përmes qasjes në informata që kanë të bëjnë me procesin e kthimit dhe re-integrimit në përgjithësi. Përveç kësaj, mediat lokale në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi kanë mundësinë të zgjerojnë burimet e tyre të informatave mbi procesin e kthimit. Realizimi i projektit: Projekti është i bazuar në bashkëpunimin në mes të organizatave anëtare të rrjetit të KIP-it dhe Komunave. Ky projekt, përmes dizajnimit të ueb faqeve u drejtohet autoriteteve lokale, shoqërisë civile në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, të zhvendosurve dhe refugjatëve, me qëllim që të lehtësojë dhe përkrah kthimin e pakicave duke krijuar lidhje mes të zhvendosurve dhe refugjatëve me komunitetet që gjenden në vendin e origjinës, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informatave; ofrimit të informatave me rëndësi për të zhvendosurit dhe refugjatët/për organizatat që janë duke ndihmuar në këtë proces, si dhe prezantimin e problemeve dhe çështjes para vendim-marrësve; përmirësimin e kualitetit të ndihmës që ofrohet nga OJQ-të, autoritetet lokale dhe komuniteti i biznesit përmes shkëmbimit të informatave në mes veti; duke ofruar edhe trajnime në nivel regjional në IT për zyrtarët komunalë dhe OJQ-të anëtare të rrjetit të KIP-it.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Prezantim i duhur i informatave themelore mbi procesin e kthimit; krijimi i një lidhje në çdo ueb faqe të komunës në të cilën ndodhen së paku 20 artikuj

• Mbi 100 artikuj me informata relevante dhe lehtë të qasshme, forma dhe procedura të ndryshme për të zhvendosurit, OJQ-të ndihmuese në proces, mediat lokale, përfaqësuesit komunal dhe organizatat ndërkombëtare;

• Ngritje e shkëmbimit të informatave në mes të OJQ-ve anëtare të rrjetit të KIP-it në rajon dhe dukshmëri më e madhe;

• Zhvillimi i njohurive në IT brenda rrjetit të KIP-it.

Përkrahja në kthimin e komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori” – Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit – Faza e I dhe II

 

Titulli i Projektit: Përkrahja në kthimin e komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori” – Re-integrimi përmes punësimit dhe mobilizimit të komunitetit – Faza e I dhe II

Kohëzgjatja: 16 muaj (gusht 2006 – nëntor 2007).

Vendi: Komuna e Pejës

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere në partneritet me OJQ-në "Vizioni 02", Istog

Buxheti: 91.190 € (20,000 + 44,990 € përmes KIP dhe 6,950 + 19.250 me DRC)

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) dhe Qeveria e Holandës përmes Këshillit danez për Refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt është vazhdim i projektit të mëparshëm të quajtur për përkrahje të kthimit të komuniteteve rom e egjiptian në lagjen “7 Shtatori”. Në përgjithësi, projekti në fjalë ka pasur synim primar krijimin e kushteve për integrim të qëndrueshëm të familjeve rome e egjiptiane të kthyera këtë vit nga Mali i Zi në Pejë, duke ua ofruar mundësinë për krijimin e lidhjeve efektive me bizneset lokale që veprojnë në atë pjesë. Projekti u zhvillua në disa faza dhe punësoi 20 vetë.

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejtë (direkt) janë 16 familje të kthyera të komunitetit rom e egjiptian dhe 4 familje nga komuniteti pritës që janë punësuar, si dhe 10 kompani që kanë përfituar makineri për nevojat e tyre në procesin e punës.

Realizimi i projektit: Projekti kryesisht ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës për 16 pjesëtarë të komunitetit rom e egjiptian të kthyer në Pejë si dhe 4 pjesëtar të komunitetit pritës (20 persona në përgjithësi); projekti përfshin në rend të parë pagesën shtesë të këtyre punëtorëve dhe bizneseve lokale që punësojnë përfituesit. Së dyti, parasheh përkrahjen e investimeve të vogla për kompanitë e zgjedhura që kanë punësuar përfituesit nga komuniteti rom e egjiptian. Veç kësaj, gjatë projektit është bërë edhe monitori i rregullt javor dhe përkrahja për kompanitë, vlerësimi i rregullt për përmbushjen e obligimeve të pjesëtarëve të komunitetit rom e egjiptian që janë të punësuar; pastaj investime të vogla që kapin shumën 1,500 Euro për kompani për secilin punëtor që kanë punësuar dhe pjesërisht është bërë edhe subvencionimi i pagesës mujore për të 12 të punësuarit e këtij projekti dhe nga një biçikletë për të lehtësuar atyre shkuarjen në punë. Në rrafshin e komunikimit dhe informimit, projekti ka realizuar 3 radio emisioneve në mediat lokale si dhe publikimin e disa artikujve në mediat e shtypura dhe elektronike me qëllim ngritjen e dukshmërisë së veprimeve të KIP-it si dhe avokimin e mëtejmë për kthimin e të zhvendosurve nga komuniteti rom e egjiptian në Pejë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Punësimi dhe monitorimi i punës se 12 punëtorëve dhe bizneseve;

• Ofrimi e pajisjeve për kompanitë pjesëmarrëse në vlerë 1500 euro subvencionit për secilin nga 14 të punësuarit dhe 10 bizneset;

• Organizmi dhe mbajtjen e tre radio emisioneve në mediat lokale dhe publikimin e një numri të artikujve dhe intervistave në gazeta

Broshura për personat e zhvendosur

 

Titulli i Projektit: Broshura për personat e zhvendosur

Kohëzgjatja: 6 muaj (gusht 2006 – janar 2007)

Vendi: Kosovë, Serbi, dhe Mai i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit dhe SDF Beograd

Buxheti: 5,640 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programit për Iniciativë Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka pasur për qëllim të ofrojë informata mbi procesin e kthimit në Kosovë në gjuhën shqipe dhe serbe në këto komuna: Klinë, Pejë, Prizren dhe Istog. Projekti përfshin mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave me qëllim të planifikimit të suksesshëm të kthimit. Informatat e mbledhura janë publikuar në një broshurë dhe janë shpërndarë për të gjitha palët e interesuara, institucionet, refugjatët/të zhvendosurit, komuniteti pritës dhe janë publikuar online.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë katër komuna dhe personat e zhvendosur nga këto komuna që jetojnë jashtë Kosovës që kanë marrë informata të thukëta në një vend mbi procesin e kthimit. Realizimi i projektit: Projekti përfshinte hulumtimin, mbledhjen e informatave, hartimin e broshurës, shtypjen dhe shpërndarje e saj. Pos kësaj, projekti përfshinte edhe një numër të aktiviteteve si organizimi i takimeve të rregullta me institucionet relevante për të mbledhur informata, duke përfshirë vendet si Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Shtypjen e dy mijë (2000) kopjeve të broshurave në gjuhën shqipe dhe serbe në mënyrë të ndarë për secilën komunë;

• Mbajtjen e takimeve të rregullta me institucionet relevante në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi me qëllim të mbledhjes së informatave më të reja mbi procesin e kthimit.

Buletini-informativ avokues – Kasneci/Glasnik

 

Titulli i Projektit: Buletini-informativ avokues – Kasneci/Glasnik

Kohëzgjatja: 9 muaj (qershor 2006 – shkurt 2007)

Vendi: Rajoni i Pejës (komunat: Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog)

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 17,955 €

Donatori: USAID/RTI

Qëllimi i projektit: Përmes publikimit të një serie të buletinit informativ, ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e publikut dhe pushtetit lokal në rajonin e Pejës. Gjithashtu, mëton të përmirësojë kualitetin e jetës dhe efikasitetin e veprimeve qytetare, si rrjedhojë, llogaridhënien dhe performancën e strukturave komunale.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj ndërmarrjeje janë të gjithë ata që brengat dhe zëri i tyre dëgjohet (nga të gjitha komunitetet), dhe që si rrjedhojë mund të rezultojë në përmirësimin e kushteve si infrastrukturore ashtu edhe jetësore. Gjithashtu, të gjithë atë të targetuar si të rinjtë dhe të moshuarit përfitojnë nga informacioni i thuktë që ofrohet. Më gjerësisht, qytetarët e rajonit të Pejës (duke përfshirë Pejën, Deçanin, Istogun dhe Klinën) përfitojnë nga informacioni i ofruar nga një perspektive ndryshe (të shoqërisë civile) prej asaj që janë mësuar të marrin nga burimet zyrtare në këtë rajon. Për më tepër, individë të rinj dhe të talentuar kanë mundësinë të marrin pjesë në këtë publikim duke ofruar shkrimet e tyre.

Realizimi i projektit: Botimi i "Kasnecit" bëhet i mundur nga mbledhja e informatave dhe hartimi i shkrimeve nga ekipi i gazetarëve, dhe pas redaktimit dhe dizajnimi, gazeta shpërndahet falas për qytetarët në më se 100 pika të frekuentuara nëpër qytete dhe fshatra. Gazeta botohej në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe. Kasneci ka ndihmuar në krijimin e urave lidhëse në mes të qytetarëve dhe strukturave komunale përmes përkrahjes, monitorimit, aktiviteteve të avokimit dhe krijimit të rrjeteve formale apo jo-formale në komunën e Pejës. Me dy faqe për komunitetet pakicë dhe botimin dygjuhësh "Kasneci" ka ndihmuar dialogun ndëretnik dhe kontaktin e ndërsjellë mes komuniteteve. Në këtë fazë gazeta ka angazhuar gazetarë profesionistë. Politika redaktuese mbështetej në tri linja: funksionimi i institucioneve, aktivitetet e shoqërisë civile dhe pasqyrimi i jetës së qytetarëve.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Publikimi i 9 numrave të Kasnecit nga 12 faqe secila në gjuhën shqipe dhe boshnjake-serbe (4000 për numër në shqip dhe 400 në boshnjako-serbe);

• Ne secilin numër publikimi i rreth 30 artikujve që trajtojnë probleme të jetës së qytetarëve, funksionimit të institucioneve dhe aktiviteteve të shoqërisë civile

• Mbulimi me nga dy faqe me 3-4 artikuj për secilën komunë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog dhe dy faqe për komunitetet pakicë

• Punësimi i tetë gazetarëve vazhdimisht

• Ngritja e problemeve dhe avokimi për çështje të ndryshme të komunitetit. Ka pasur mjaft raste kur shkrimet në gazetë kanë nxitur veprimin nga ana e autoriteteve

• Ngritja e vullnetarizmit në mes të grupeve rinore dhe shkrimit të artikujve

• Publikimi i një faqe me letra të qytetarëve

Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë

 

Titulli i Projektit: Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë

Kohëzgjatja: 12 muaj (janar – dhjetor 2006)

Vendi: Kosovë Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 11,700 €

Donatori: Hivos

Qëllimi i projektit: Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.

Përfituesit: Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë të gjitha ato vende që i qasen përmes internetit OWPEJL dhe kështu njoftohen në mënyrë të shpejtë për zhvillimet që ndodhin në rajonin që mbulon OWPEJL si dhe në gjuhët e veçanta të lexuesve të këtyre vendeve.

Realizimi i projektit: Ky projekt bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWPEJL u mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritetin, ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Mbajtja dhe mbulimi i portalit në gjuhën shqipe të OWPEJL

• Publikimi i më tepër se 100 temave/çështjeve dhe publikimi në gjuhën shqipe. Këto informata më tej përkthehen edhe në gjuhët e vendeve ku shtrihet OneWorld;

• Angazhimi i rregullt i një personi (menaxher rrjeti) dhe redaktor;

• Ngritja e diversitetit të informatave të ofruara për vendet që mbulon platforma OWPEJL.

Fuqizimi i rrjetëzimit dhe dialogut ndër-kufitar dhe ndër-etnik në mes të rinjve – Komponenta Rionre e KIP-it (viti 4)

 

Titulli i Projektit: Fuqizimi i rrjetëzimit dhe dialogut ndër-kufitar dhe ndër-etnik në mes të rinjve – Komponenta Rionre e KIP-it (viti 4)

Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht – dhjetor 2006)

Vendi: Kosovë dhe Serbi

Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" si organizatë lidere në partneritet me OJQ-të "Zavicaj za Povratak" (ZzP), Kragujevc, Serbi, Caritas Kosova-Mitrovicë dhe Fisnikët - Prizren.

Buxheti: 28,600 €

Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Projekti kishte për synim zhvillimin e lidhjeve të qëndrueshme ndër-kufitare në mes aktivistëve të rinj dhe shkollave të mesme në Kosovë dhe Serbi përmes projektit të dyfishtë me fokus në rini dhe kthim. Projekti në fjalë përbëhej nga dy komponente: 1. Edukim dhe Fuqizim të Rinisë në shkollat e mesme dhe 2. Ndarja e mikro-granteve për rininë në përkrahje të procesit të kthimit dhe integrimit.

Përfituesit: Dhjetë nxënës nga shkollat e mesme prej Kosovës dhe Serbisë kanë përfituar drejtpërdrejtë (direkt) nga takimi/ trajnimi i përbashkët. Përfitues tjerë të tërthortë kanë qenë 100 nxënës nga këto 10 shkolla nga bashkëpunimi me liderët, të cilët kanë marrë pjesë në takim/trajnim. Gjithashtu, edhe një numër i madh i nxënësve kanë përfituar gjatë zbatimit të aktiviteteve nën Fondin e Vogël.

Realizimi i projektit: Komponenta për Edukim dhe Fuqizim të Rinisë në shkollat e mesme është planifikuar për të pajisur të rinjtë e përzgjedhur nga Kosova dhe Serbia me njohuritë bazë në fushën e menaxhimit të konflikteve, dizajnimin e projekteve, gazetari dhe dizajnimin e veb faqeve, si dhe t’u transferohen atyre njohuria e duhur mbi parimet që kanë të bëjnë me procesin e kthimit në Kosovë. Kjo komponentë është zbatuar në 10 lokacione (5 në Kosovë dhe 5 në Serbi) dhe ka pasur për cak 100 nxënës, 10 për secilin lokacion. Në kuptimin gjeografik, projekti paraqet bashkëpunim të ngushtë me 10 shkolla të mesme në komunat në vijim: Pejë, Prizren, Mitrovicë (veri dhe jug), Istog dhe Klinë, Kragujevc, Kralevë, Beograd dhe Smedervska Palanka. Ndërsa, komponenta tjetër, Mikro-grante për Rini në përkrahje të kthimit dhe re-integrimit ka mbështetur zhvillimin e një skeme për grante të vogla që ju kanë ndarë shkollave të përzgjedhura nga Kosova dhe Serbia me qëllim që të harmonizohen përpjekjet e bërë nga OJQ-të anëtare të KIP-it në procesin e kthimit në Kosovë. Grantet e parapara kanë arritur shumën deri në 1,200 Euro. Gjashtë grante janë ndarë brenda kësaj komponente.

Aktivitetet dhe Rezultatet: Komponenta 1: Edukim dhe Fuqizim të Rinisë në shkollat e mesme:

• Krijimi i dhjetë fokus grupeve me pjesëmarrës nga shkollat e mesme në 10 komunat e përcaktuara në rajon

• Organizimi dhe mbajtja e dhjetë trajnimeve, nga 5 ditë secili me një pjesëmarrje prej 100 nxënësve të shkollave fillore në temat e përcaktuara më lart (50 ditë në përgjithësi);

• Zhvillimi i një ueb faqe pilot për të rinjtë vullnetarë, që do shërbejë për shkëmbim informatash në mes të rinjve;

• Organizimi dhe mbajtja e një trajnim të shkurtë për dhjetë liderë të fokus grupeve me qëllim që t’u lejojnë vullnetarëve mirëmbajtjen e pilot ueb faqes;

• Përkrahja për organizimin e takimit 3 ditor me të rinjtë në mes të 10 liderëve nga fokus grupet. Komponenta 2: Mikro-grante në përkrahje të kthimit dhe procesit të re-integrimit:

• Zhvillimi i një skeme për grante për shkollat e përzgjedhura në Kosovë dhe Serbi me qëllim të harmonizimit të përpjekjeve të organizatave të KIP-it në procesin e kthimit në Kosovë;

• Krijimi i Komitetit për ndarjen e granteve të përbërë prej OJQ-ve anëtare të KIP-it, dhe me funksionim mbi bazat e transparencës dhe procedurave të KIP-ti gjatë ndarjes së granteve;

• Ndarja e granteve për shkollat fillore (në 6 komuna) për zbatimin e iniciativave që kanë të bëjnë me kthimin.

Takimi Vjetor i Rrjetit të KIP-it 2006 – Komponenta e Zhvillimit Rinor – Faza e tretë (III)

 

Titulli i Projektit: Takimi Vjetor i Rrjetit të KIP-it 2006 – Komponenta e Zhvillimit Rinor – Faza e tretë (III)

Kohëzgjatja: 2 muaj (korrik – gusht 2006)

Vendi: Mal i Zi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit organizatë lidere në partneritet me OJQ-në OAZA, Pejë

Buxheti: 15,655 € Donatori: Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes Programi i Iniciativës Kosovare (KIP)

Qëllimi i projektit: Organizimi tre ditor i Takimit të Rrjetit me të gjitha 17 OJQ-të anëtare të Rrjetit KIP. Takimi i tillë ndërkufitar është rast për të hartuar dhe finalizuar në mënyrë detale Planin e Veprimit në disa fusha kyçe të identifikuara nga Zhvillimi i Komponentës Rinore të KIP-it siç janë: 1. Rrjetëzimi me organizatat rinore/grupet jashtë rrjetit të KIP-it; 2. Pjesëmarrja e të Rinjve: organizimi i debateve nëpër shkolla fillore në aspektin e kthimit dhe re-integrimit, dhe 3. Forcimi i Rinisë dhe mobilizimi: krijimi i një Fondi të Hapur për nxënësit e shkollave fillore ashtu që ata të përfshihen në aktivitetet në procesin e kthimit dhe përmbushjes së standardeve në Kosovë.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 17 organizatat e Rrjetit të KIP-it, që kanë marrë pjesë me nga dy përfaqësues, njerëz që punojnë në forcimin e partneriteteve lokale dhe brenda organizatave. Gjithashtu, kanë përfituar edhe grupe të nxënësve nga 10 shkolla fillore nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi që kanë marrë pjesë në trajnim dhe aktivitete tjera sociale.

Realizimi i projektit: Me këtë projekt është siguruar vazhdimësia e planeve strategjike të hartuara nga OJQ-të anëtare të Rrjetit të KIP-it me rastin e takimit të parë dhe të dytë. Në mënyrë konkrete, ky takim i Rrjetit është organizuar me qëllim që të hartohet (me ndihmën e trajnerëve/konsulentëve profesionalë), një Plan Veprimi gjithëpërfshirës që do të zbatohet gjatë vitit të katërt të Zhvillimit të Komponentës Rinore të KIP Rrjetit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Përcaktimi i aktiviteteve nga secili grup për Edukim/Rrjetëzim dhe Grante të Vogla;

• Përgatitja e propozimit për trajnim/konferencë;

• Organizimi tre ditor i Takimit të Rrjetit;

• Përgatitja e Planit final të Veprimit dhe dorëzimi te donatori dhe partnerët;

• Publikimi i informatave mbi komponentën Rinore të KIP-it si dhe shpërndarjen e informatave nëpër shkolla me synim informimin e drejtë.

Plani i veprimit për re-integrim në lagjen “7 Shtatori”, Pejë

 

Titulli i Projektit: Plani i veprimit për re-integrim në lagjen “7 Shtatori”, Pejë –

Kohëzgjatja: 8 muaj (prill - nëntor 2006)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit si organizatë lidere në partneritet me "Visioni 02" Istog dhe Helping People in Need (HPN) nga Rozhaja, Mali i Zi

Buxheti: 32.935 € (24.995 + 7.940)

Donatori: Programi i Iniciativës Kosovare (KIP) 24.995 € dhe Këshilli danez për Refugjatë (DRC) 7.940 €

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon krijimin e kushteve të përshtatshme për kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në vendet e tyre të origjinës në Kosovë, në lagjen "7 Shtatori" në Komunën e Pejës.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë (direkt) janë 110 persona nga 20-25 familje të komunitetit rom e egjiptian të cilët janë të zhvendosur dhe jetonin në kampin "Konik 1" në Podgoricë, Mal i Zi dhe të cilët kishin shprehur vullnet për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës në lagjen "7 Shtatori". Përveç kësaj janë organizuar takime me komunitetin kthyes dhe atë pritës (të rinjtë, gratë dhe burrat) për të përmirësuar imazhin dhe për të hequr paragjykimet për njëri tjetrin.

Realizimi i projektit: Ky projekt kryesisht është marrë me aktivitete të dialogut përmes trajnimeve dhe aktiviteteve shoqërore në fushën e avokimit dhe të edukimit si dhe ka pasur aktivitete specifike në mediat lokale me qëllim të ngritjes së vetëdijes. Më tej, projekti ka vazhduar me mbledhjen e grupit tashmë të krijuar (në projektin paraprak), i cili përbëhet prej 6 personave dhe ndarjen nëpër fokus grupe. Përzgjedhja e këtyre grupeve është bërë në veçanti duke u bazuar në vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe jetuar së bashku me komunitetet tjera në lagjen "7 Shtatori".

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit, forcimi i marrëdhënieve në mes të institucioneve relevante dhe grupeve komunitare;

• Zhvillimi i metodave për bashkëpunim në fokus grupe në të dy lokacionet duke përfshirë të rinjtë, gratë dhe burrat;

• Organizimi i takimeve dhe krijimi i kontakteve në mes të fokus grupeve në lokacionet përkatëse;

• Zvogëlimi i barrierave në vënien përpara të ideve për veprim të përbashkët;

• Ndërmarrja e hapave konkret në përmirësimin e kushteve higjienike të familjeve nga grupet për veprim dhe banorët e lagjes;

• Aftësimi i fëmijëve të moshës 5-7 vjeçar me njohuri për të hyrë në shkollën fillore;

• Zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit duke ofruar kurse për shkrim-lexim derë më derë në lagje;

• Përmirësimi i kushteve teknike të Qendrës së Komuniteteve.