Projektet në vitin 2005
Në vitin 2005 u vazhduan aktivitetet e viteve të kaluara dhe u zgjeruan format e veprimit dhe plotësuan me zgjerim në sektorë të ri me të cilët organizata nuk kishte arritur të merrej më parë. Këtë vit përveç aktiviteteve në të cilat organizata ndiqte rrjedhën e viteve të mëparshme, u punua edhe me pushtete lokale në sferën e plotësimit të legjislacionit. Për të rritur transparencën dhe për të ndikuar në përmirësimin e llogaridhënies Syri i Vizonit, mblodhi në grupe punuese gjithë akterët dhe hartoi rregullore komunale për qasje në dokumente zyrtare. Këto dokumente u aprovuan në kuvendet komunale të Klinës dhe Istogut. Në kuadër të KIP-it u realizuan disa projekte në terren dhe në partneritetet me organizata tjera anëtarë. Bashke me aktivitet e projektuara një vit më parë dhe që tani po implementoheshin u punua në partneritetet për bazën e veprimit dhe zhvillimin për vitin në vazhdim.
Projektet në sektorin e informimit: portali Oneworld dhe gazeta avokuese shoqërisë civile Kasneci u vazhduan me sukses gjatë vitit, duke u zhvilluar dhe duke u bërë edhe më të popullarizuara tek një publik i gjerë. Gjatë kësaj periudhe është krijuar dhe mbajtur mirë partneriteti me donatorë të rëndësishëm të organizatës si CARE Interanational, FID, Europian Prespective, etj duke vazhduar edhe bashkëpunimin me partnerët e mëparshëm DRC, OSBE dhe OneWorld.
Në kuadër të RrRP vazhduar Iniciativa e të rinjve për Ripajtim, këtë vit me përqendrim në ngritjen e kapaciteteve të rinjve të rajonit si në Klinë, Istog dhe Deçan. Janë zhvilluar 62 sesione trajnimi me nxënës të shkollave të mesme dhe me të rijnë të OJQ-ve. Në Ohër është realizuar edhe një kampi multietnik për të gjitha komunitetet që jetojnë në rajonin e Pejës. Poashtu RrRP realizoi projektin Ngritja e kapaciteteve të rrjeteve rinore lokale në Regjionin e Pejës zgjati deri në vitin 2006 dhe ishte i ndarë në tri faza: Faza e parë kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të rrjeteve lokale në regjionin e Pejës përmes trajnimeve; Faza e dytë përbëhej nga fushatat avokuese në secilën komunë që janë realizuar me rrjetet rinore të Klinës, Deçanit, Istogut dhe Gjakovës; Faza e tretë e projektit përmbante fushata avokuese të realizuara me të rinjtë e shkollave të mesme.
Gjatë këtij viti në Kosovë është themeluar Platforma Propeace me idenë që OJQ-të kosovare përmes bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të kontribuojnë në ndërtimin e paqes në Kosovë duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm në këtë proces. Propeace përbëhet nga 13 OJQ kosovare. Syri i Vizionit është pjesë e bordit mbikëqyrës G3, grupit prej 3 OJQve që edhe e kanë themeluar Propeace.
ProPeace ka për qëllim forcimin e rolit të qytetarëve në këtë proces dhe promovimin e paqes së qëndrueshme përmes inkurajimit të pjesëmarrëses së të gjithë akterëve në këtë proces. Projekti i parandalimit të konfliktit është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe impelmentuar nga Care International, ndërsa projekti në vitet 2007-2008 është financuar nga Caritas Lukesmburg.
Zhvillimi Strategjisë Rinore në përkrahjes të kthimit të serbeve në Kosh, Istog dhe Berkovë, Klinë
Qëllimi i projektit është të sigurojë kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm për 38 familje serbe në fshatin Kosh në komunën e Istogut dhe 30 familje tjera serbe në fshatin Berkovë në komunën e Klinës. Ky projekt është i inkorporuar në një iniciativë më të gjerë për kthim në fshatrat e sipër-përmendura. më shumë
Njoftimi i institucioneve komunale mbi projektet e zhvilluara nga KIP në Pejë dhe Istog
Projekti përbën organizimin e dy takimeve me zyrtarët e komunave të Pejës dhe Istogut gjatë një periudhe prej 2 muajve (qershor dhe korrik 2005), me qëllim që të ngritet dukshmëria në nivel lokal e projekteve të KIP-it të quajtur "Përgatitja e kushteve për kthim të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në lagjen '7 Shtatori' në Pejë dhe të disa familjeve serbe në Kosh dhe Berkovë në Istog". Gjatë këtyre takimeve është bërë një prezantim që ka të bëjë me projektet e sipër-përmendura si dhe debatin/diskutimin me pjesëmarrësit mbi qëndrueshmërinë afat-gjatë të projektit. më shumë
Vetëdijesimi dhe ngritja e kapaciteteve tek komunitetet në Gorazhdec dhe fshatrat përreth
Ky projekt ishte i përbërë nga disa aktivitete që kanë për qëllim kryesor ngritjen e vetëdijes së grupeve multietnike në fshatrat Gorazhdec, Poçestë, Vragoc dhe Kërstovc, që së bashku të adresojnë nevojat dhe kërkesat e tyre tek institucionet lokale. Kjo është arritur përmes përkrahjes dhe organizimit të takimeve të përbashkëta si dhe ngritjes së kapaciteteve përmes trajnimeve mbi organizimin e punës në komunitet. Fokus grupet (gra, burra dhe të rinj) të të gjitha komuniteteve kanë punuar së bashku në hartimin e listës së prioriteteve për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës. më shumë
Buletini informativ avokues Kasneci/Glasnik
Përmes publikimit të një serie të buletinit informativ, ky projekt synon të ngrisë vetëdijen e publikut dhe pushtetit lokal në rajonin e Pejës. Gjithashtu, mëton përmirësimin e kualitetit të jetës dhe efikasitetin e veprimeve qytetare, si rrjedhojë, llogaridhënien dhe performancën e strukturave komunale. më shumë
Ngritja e kapacitetit për veprim në fshatin Bellopojë
Ky projekt ka synuar ngritjen e kapaciteteve të banorëve të fshatit Bellopojë, me qëllim që tu ndihmohet atyre për të iniciuar brenga dhe kështu të përmirësojnë koordinimin dhe vetë-fuqizimin për nevojat e fshatit në përgjithësi dhe për banorët në veçanti. Gjithashtu, ky projekt ka ndihmuar në lehtësimin e lirisë së lëvizjes të këtij komuniteti dhe krijimin e kontakteve me institucionet lokale dhe shoqërinë në përgjithësi. Konkretisht, gjatë këtij projekti është formuar një trup përfaqësues i këtij fshati dhe janë organizuar një seri e trajnimeve për të ngritur kapacitetet e tyre. Në fund është hartuar një listë me brengat e këtyre banorëve që i është dorëzuar institucioneve komunale në Pejë. më shumë
Plani i Veprimit për Re-integrim në lagjen
Ky projekt ishte faza e parë e angazhimit me qëllim të krijimit të kushteve për kthim dhe re-integrim të qëndrueshëm të 25 familjeve të komunitetit rom e egjiptian në vendin e tyre të origjinës në Kosovë, në lagjën "7 Shtatori" në komunën e Pejës. më shumë
Krijimi i projekteve për fazën e tretë dhe sqarimi i projekteve për fazën e dytë
Projekti në fjalë është bërë për të siguruar një vazhdimësi të përshtatshme të planeve strategjike të hartuara nga OJQ-të pjesë e KIP rrjetit me rastin e fazës së parë të takimit të KIP-it. Në mënyrë konkrete, takimi i rrjetit të KIP-it organizohet me qëllimin që me ndihmën e trajnerëve/konsulentëve profesional të hartohen katër projekt propozimet gjithëpërfshirëse për t'u zbatuar gjatë fazës së tretë brenda Komponentës së Zhvillimin Rinor.më shumë
Pjesëmarrja e publikut në Komunën e Klinës dhe të Istogut
Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare dhe informimin e tyre për të drejtën për të marrë pjesë në proceset vendim-marrëse brenda komunës ku jetojnë, me theks të veçantë në komunën e Klinës dhe të Istogut. Nga kjo është hartuar një draft rregullore mbi qasjen në dokumentet zyrtare për Komunën dhe është bërë lobimi për aprovimin e saj si dhe monitorimi i zbatimit më pas. më shumë
Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë
Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.më shumë
Botimi i revistës Kronika
Ky projekt është vazhdimësi e projektit për shkollën e Gazetarisë që është mbajtur në dy vitet e kaluara dhe ka pasur për qëllim që pjesëmarrësve të këtij kursi tu mundësojë zhvillimin e shkathtësive në gazetari përmes përgatitjes dhe botimit të një reviste. më shumë








