Projektet në vitin 2010

Gjatë vitit 2010 organizata ka realizuar ngritjen më të madhe edhe në projekte, në staf dhe në buxhetin e realizuar brenda vitit. Me projekte serioze është angazhuar një staf i përhershëm që ka punuar në orar pune të plotë që gjatë vitit ka kaluar mbi 15 veta, kurse buxheti i plotë vjetor ka qenë afër 400 mijë euro. Në aktivizimin e vullnetarëve në forma të ndryshme janë angazhuar qindra vullnetarë, nga të cilët vetëm përmes Demokracisë në veprim janë angazhuar me pagesa ditore mbi 600 vëzhgues vullnetarë. Janë implementuar afër 15 projekte afatgjata, dhe shumë tjera në partneritet, janë zhvilluar aktivitete dhe fushata, aksione me punë vullnetare dhe janë forcuar partneritetet ekzistuese duke përkrahur organizatat tjera me qëllim të përbashkët forcimit e shoqërisë civile

Gjatë këtij viti organizata ka zgjeruar aktivitetin në legjislacionin në nivel kombëtar. Partneriteti i një viti më parë me ISC/USAID për ndikimin në Ligjin mbi pyjet është vazhduar edhe gjatë këtij viti, kësaj radhe me Ligjin për Mbeturinat, projekte që kanë kërkuar aktivitete në tërë territorin e Kosovës.

Me buxhetin nga projektet e ndryshme, Syri i Vizionit ka qenë aktiv edhe në përkrahjen për organizatat dhe komunitetin me përkrahjen e nismave dhe minigranteve. Në kuadër të programit për forcimin e shoqërisë civile janë përkrahur 8 nisma të këshillave të OJQ-ve në komunat e rajonit, 4 nismat e komunitetit serb dhe egjiptan, 3 miniprojekte të organizatave rinore ne Kosovë, Serbi e Bosnje, 3 planet më të mira të biznesit në rajonin e Prizrenit, etj. që kanë forcuar pjesën e ndarjes së minigranteve të organizatës.

Rrjetet ekzistuese të organizatës janë vazhduar me aktivitete për forcimin  tyre. Në kuadër të Demokracisë në veprim janë monitoruar fushatat dhe zgjedhjet qendrore të Kosovës në muajin nëntor, por edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog, pastaj në Rahovec, Gjilan e Prizren dhe në raundin e dytë zgjedhjet në Skenderaj, Drenas, Malishevë dhe Deçan.
Gjatë këtij viti Syri i Vizonit në kuadër të iniciativës për KOMRA (iniciativa për krijimin e mandatit për një komision rajonal mbi të vërtetën në vendet e ish Jugosllavisë) ka pasur angazhime në disa drejtime në nivel lokal, por edhe nivel të Kosovës dhe rajonal, me aktivitete në nivel lokal dhe pjesëmarrje në disa aktivitete të mbajtura jashtë Kosovës. Si sekretariat i projektit MOBKOS, SiV gjatë vitit ka zhvilluar për herë të parë fushatën e çiklizmit në Pejë. Kurse si pjesë e platformës Propeoace është vazhduar projekti në parandalimin e konfliktit.
Bashkë me një grup organizatash, SiV ka qenë themelues i rrjetit ambientalit Eko Lëvizja, në kuadër të të cilit janë realizuar disa projekte dhe fushata.

Janë vazhduar edhe projektet e filluara në vitin 2009: projekti për forcimin e shoqërisë civile (EIDHR), për forcimin e KKSB (me EWMI), partneriteti me DRC për kthimin e riintegrim, rritja e mbikëqyrjen së zbatimit të ligjit (me FIQ), projektet e perspektivës rurale, dialogut social në sektorin e qumështit dhe për rininë (me SLA) dhe shumë debate, konferenca dhe aktivitete tjera ditore të realizuara në partneritet.
Për forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatës gjatë vitit me konsulencë të jashtme janë ripunuar rregulloret e organizatës dhe është kompletuar branding, që kanë plotësuar profilizimin e mëtejmë të organizatës.

 


 

 

“Ndikimi i grupeve të interesit në ndryshimin e ligjit për mbeturina konform direktivave të BE-së”

Qëllimi i projektit ka qenë ndihma në hartimin e një ligji adekuat për mbeturinat në Kosovë. Aktivitetet tona kanë ndihmuar institucionet në hartimin ligjit të ri dhe kanë përfshirë në këtë proces të gjithë akterët në këtë sektor, duke u angazhuar që mendimet e tyre të merren parasysh gjatë hartimit të ligjit dhe të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës, që të kemi një ligj që do gjejë sa më shumë zbatim në Kosovë, duke qenë në të njëjtën kohë edhe në përputhje me direktivat e BE-se për këtë sektor. më shumë

“Perspektiva rurale”

Perspektiva Rurale synon përmirësimin e kushteve jetësore rurale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomike në Kosovën Perëndimore si dhe nxit organizatat fermere që të zhvillojnë ide novatore dhe t’i ofrojnë shërbime më të mira anëtarëve të tyre. PERSPEKTIVA RURALE është iniciativë e përbashkët e OJQ-së Syri i Vizionit me qendër ne Pejë dhe e Swiss Labour Assistance në Kosovë. më shumë

"Demokracia në Veprim" - zgjedhjet 2010

"Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Pas kësaj janë monitoruar edhe zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2010 si dhe përsëritjen dhe zgjedhjet parakohshme në disa komuna të Kosovës. më shumë

Krijimi i klubeve të debatit në formatin “Karl Popper”

Qëllimi i projektit është fuqizimi dhe aktivizimi rinor përmes klubeve të debatit të përbërë nga nxënës të shkollave të mesme dhe krijimi i klubeve të debatit në formatin “Karl Popper” në komunat Pejë, Prishtinë dhe Ferizaj, duke zhvilluar një kulturë të debatit tek të rinjtë, që në të ardhëm këta të rinj të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse, dhe të jetë të gatshëm për të avokuar për të drejtat e tyre.më shumë

Rritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit në Kosovë II

Projekti ka për qëllim të ndikojë në funksionalizimin e mekanizmave institucional të llogaridhënies dhe të përfshijë qytetarët në vlerësimin e funksionimit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Në fushën e sigurisë projekti trajton temat nga fusha e krimit të organizuar (trafikimi me njerëz, krimet ekonomike dhe financiare, dhe luftimi i materieve narkotike), ndërsa nga fusha e drejtësisë projekti përqendrohet në ofrimin e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe zhvillimin e institucioneve të drejtësisë. Puna në këtë projekt përfshinë hartimin e studimeve dhe analizave, organizim të debateve publike, dhe avokim të vazhdueshëm tek institucionet, organizatat joqeveritare dhe mediat.më shumë

“Pranimi i Kosovës në lëvizjen globale kundër ndryshimeve klimatike”

Qëllimi i projektit është përfshirja e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në lëvizjen globale për të luftuar ndryshimet klimatike, përmes veprimeve që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve vendimmarrëse që t’i bashkëngjiten fushatës së OKB-së për ndryshimet klimatike. Po ashtu ndikimi te institucionet qendrore në nxjerrjen e dokumenteve që përfshijnë Kosovën në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.më shumë

Ngritja e vetëdijes kundër korrupsionit

Qëllimi i këtij projekti është që të informojë qytetarët për punën qe është duke u bërë nga institucionet të cilat janë përgjegjës për luftën kundër korrupsionit se çfarë roli kanë dhe çfarë kanë punuar në këtë fushë; të njoftohen me sistemin ligjor anti korrupsion që është i zbatueshëm në Kosovë: sa është duke u zbatuar dhe se cilët janë mekanizmat ekzistues për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ky projekt ka mundësuar krijimin e një rrjeti gjithëpërfshirës të organizatave joqeveritare të përfshira në veprimtaritë anti-korrupsion, që zëri i shoqërisë civile të jetë më i fuqishëm ndaj institucioneve në luftën antikorrupsion. më shumë

Ndihmë në implementimin e MOBKOS II

Ky projekt ka për rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve në raport me mobilitetin urban më shumë

Hulumtimi i kapaciteteve për parking të automjeteve në qytetin e Pejës

Qëllimi i këtij projekti ka qenë hulumtimi i kapaciteteve të parkingjeve në qytetin e Pejës, identifikimin e vend parkingjeve ilegale, të cilat shfrytëzohen nga ngasësit e automjeteve si dhe hartimin e skenarëve për problemet dhe kapacitet që ka qyteti për parkim të automjeteve. më shumë

Rritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit në Kosovë III

Projekti ka për qëllim analizimin e politikave në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit, përkatësisht: në parandalimin e drogave, parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, krimeve ekonomike dhe shërbimeve të ndryshme publike. Gjithashtu ka për qellim fuqizimin e qytetarëve që të jenë më aktiv në ushtrimin e të drejtave të tyre duke mbledhur përvojat që ata kanë pasur me institucione dhe shpërndarjen e këtyre përvojave me publikun e gjerë përmes raporteve të publikuara. më shumë

Strategjia e qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit RAE me qëllim që të sigurojë që dispozitat e përfshira në Strategjisë 2007 të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit RAE të jenë të kthyer në praktikë në nivelin komunal.më shumë

Përpilimi i Strategjisë së veprimit për komunitetin serb 2011-2013 në komunën e Klinës dhe përkrahje mini projekteve në Pejë

Projekti ka për synim të fuqizojë dhe përkrah komunitetin serb në komunën e Klinës duke e zhvilluar një plan të veprimit trevjeçar për komunitetin në këtë komunë, që do të hartohet duke u bazuar në nevojat të nxjerra nga vet komuniteti. Ky dokument si plan aksioni u ofrohet komunës, donatorëve dhe komunitetit. më shumë

Regjistrohu për info

Video

Wedding on a bike on the Korzo in Peja