mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizitë studimore lidhur me kthimin në rajonin e Dukagjinit

26.09.2011

Në kuadër të projektit për hartimin  strategjisë së veprimit për komunitetin serb të komunës së Rahovecit, të hënën është realizuar një vizitë studimore me përfaqësues të komunitetit nga Rahoveci dhe Hoça e Madhe në komunat Pejë e Klinë.

Në këto dy komuna janë mbajtur takime me zyrtarët komunale për të treguar shembuj të suksesshëm të kthimit dhe integrimit në Klinë dhe Pejë, ndërsa shembuj të mirë janë parë edhe në fshatin Videjë të Klinës ku kthimi i i suksesshëm është përkrahur edhe nga projektet e realizuara nga OJQ Syri i Vizionit.

Në komunën e Pejës është vizituar Radio Gorazhdeci që funksionon me sukses në këtë lokalitet.