mendo globalisht,
vepro lokalisht

Sesion informativ me OJQ-të e rajonit për skemën e granteve të EIDHR

22.10.2011

29 tetor 2011- TACSO në bashkëpunim me OJQ Syri i Vizionit kanë organizuar sesion informativ me qëllim të përkrahjes së organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Pejës për aplikimin në thirrjen e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Mbi 40 organizata të shoqërisë civile të rajonit kanë marrë pjesë në sesionin informativ i cili është mbajtur më datën 29 tetor 2011 në Hotel Dukagjini në Pejë.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë është në kërkim të projekt propozimeve që kanë të bëjnë me fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformave demokratike, parandalimit të konflikteve dhe përkrahjes së konsolidimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik në Kosovë. Kjo grant skemë është e financuar nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR).

Takimi i mbajtur në Pejë ka pasur për qëllim të informojë dhe të ngritë vetëdijen e organizatave të shoqërisë civile mbi kushtet e përgjithshme dhe kërkesat për procesin e aplikimit.