mendo globalisht,
vepro lokalisht

Të rinjtë e komuniteteve vizitojnë objektet e kultit

06.09.2012


Të rinjtë nga komunitetet që jetojnë në komunat Pejë, Klinë dhe Istog,  kanë qenë pjesë e një vizite të organizuar në objektet e trashëgimisë  fetare siç është Manastiri i Deçanit ne Deçan, Xhamin e vjetër në Çarshi të Pejës dhe Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Ka qenë një dëshirë e tyre e kahershme, që është realizuar falë organizatës Syri i Vizionit, që i kanë vizituar këto tri objekti kulti të rëndësishme, dhe janë njohur me to dhe kanë mësuar më shumë për historinë e tyre nga vetë udhëheqësit e këtyre kulteve fetare.
Kjo vizitë është  pjesë e aktiviteteve të shumta që organizata Syri i Vizionit ka realizuar më të rinjtë e komuniteti shqiptar, serb, boshnjak, egjiptian, rom dhe ashkali në komunat Pejë, Klinë dhe Istog  në kuadër të projektit  “Promovimi i Dialogut, të Drejtat e Njeriut dhe Demokracisë”  që është mbështetur nga Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YiHR) nga Prishtina