mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet Punëtoria për Kodin e Mirësjelljes në shkollën “Naim Frashëri” Prishtinë

07.04.2014

Prishtinë-04 prill- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Together 4 children rigts- Child Protection”, mbështetur nga Save the Children, ka mbajtur punëtorinë për hartimin e kodit të mirësjelljes me këshillin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Këshilli i shkollës ka mirëpritur nismën e hartimit të kodit të mirësjelljes për shkollën e tyre dhe e kanë cilësuar si diçka shumë të nevojshme për shkollën e tyre si si dhe kanë çmuar punën që është duke bërë OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children. Ata kanë vlerësuar këtë nismë si një ndihmë shumë të madhe për shkollën e tyre, pasi qe ky kod ka të bëjë me vendosjen e disa rregullave të brendshme që shkolla duhet ti ketë në kodin e mirësjelljes me të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve dhe të vetë mësimdhënësve.

Përveç, kodit të mirësjelljes për këtë shkollë dhe shkollat tjera, do të mbahen edhe punëtori për fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu do të mbahen trajnime me nxënës, në tema të ndryshme ku do të jenë pjesëmarrës edhe këshilli i shkollës (mësimdhënës, këshilli prindërve dhe këshilli i nxënësve) duke ndikuar në vetëdijesimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe vetë prindërve mbi të drejtat e fëmijëve dhe adresimin e dhunës në mekanizmat ekzistues për të drejtat e fëmijëve.

Projekti “Together 4 children rigts- Child protection” ka për qëllim zhvillimin e një sistemi për monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, duke krijuar politika të favorshme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë që janë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve të BE-së.

Ky projekt po implementohet në dhjetë shkolla fillore dhe tw mesme te ulëta  në pesë komuna të Kosovës: në Prishtinë “Naim Frasheri” dhe “Ismail Qemali”; në Pejë “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada”; në Gjakovë“Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”; në Ferizaj “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada”, dhe në Mitrovicë nw shkollat “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi”. Përfituesit të këtij projekti janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve..