mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat me konsumatorët e ujit të pijes në Pejë

26.05.2014

Pejë, 24 maj- Në bashkëpunim me Ernst Basler + Partners është mbajtur një debat me konsumatorë të ujit të pijes në qytetin e Pejës. Të udhëhequr nga një panel i përbashkët i dy organizatave, pjesëmarrësit kanë diskutuar problemet e tyre dhe përvojat lidhur me ndërmarrjen e ujësjellësit dhe kanalizimit. Shumica prej tyre kanë thënë se kanë pasur përvoja të ndryshme me furnizimin dhe faturimin nga ujësjellësi dhe për kanalizimet, por kanë shprehur gatishmërinë që në rast të përmirësimit të shërbimeve të paguajnë më shumë, me kusht që të kenë shërbime më mira.
Një tjetër pikë për të cilët të gjithë diskutuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre ka qenë ajo e ujërave të zeza, që shpërndahen kudo dhe ndotin ambientin, lumenjtë dhe tokat bujqësore, që paraqesin një rrezik për jetën e të gjithë qytetarëve.
Debatet e organizuara nga Syri i Vizionit dhe Ernst Basler kanë për qëllim të hulumtojnë opinionin e konsumatorëve lidhur me mundësitë e trajtimit të ujërave të zeza në disa nga komunat e Kosovës.