mendo globalisht,
vepro lokalisht

Institucionet të gatshme për të punuar në parandalimin e dhunës në shkolla dhe rritje të sigurisë publike për fëmijë

03.07.2014

Gjakovë, 03 Korrik- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur njëtakim pune me institucionet lokale për të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Komunën e Gjakovës. Në këtë takim punë është diskutuar bartja e armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit në shkolla nga ana e fëmijëve (nxënësve) si dhe për rritjen e sigurisë në komunikacion ku fëmijët shumë shpesh janë të rrezikuar gjatë ardhjes për në shkollë dhe kthimit në shtëpi.

Këto tematika kanë dal nga një hulumtim që është bërë nga vetë fëmijët (nxënësit) e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakija” më bashkëmoshatarët e tyre. Hulumtimi i fëmijëve është bërë në kuadër të projektit “Together 4 children rights - Child Protection”, që organizata Syri i Vizionit në partneritet më organizatën Save the Children janë duke implemntuar në pesë komuna të Kosovës, gjegjësisht në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta.

Të pranishmit në këtë takim janë zotuar së do të rrisin koordinimin e veprimit të përbashkët në hartimin e një plani të përbashkët veprimi dhe kanë falënderuar organizatën Syri i Vizionit dhe Save the Children për mbështetjen që po ju jep në rritjen e sigurisë së fëmijëve në shkollë. Sipas tyre institucionet duhet vepruar për të bërë shumë më shumë në rriten e sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë objekteve shkollore.

Në fund të takimit janë nxjerrë disa rekomandime që do t’i ndihmojnë institucionet në hartimin e një plani vepruese, po ashtu do të hartohen një letër rekomanduese më këto rekomandime që do t’i dorëzohet Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve tjera përgjegjëse që ishin pjesë e këtij takimi dhe qe veprojnë ne komunën e Gjakovës.