mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët të jenë pjesë e vendimmarrjes në shkollë dhe familje

10.09.2014

Prishtinë 5, 6 dhe 7 shtator- Grupi monitorues për të drejtat e fëmijëve R.O.R ka mbajtur punëtorinë për hartimin e pyetësorëve dhe metodologjinë e monitorimit të së drejtës së fëmijëve në vendimmarrje dhe të drejtën për edukim.
Grupi i fëmijëve së bashku më profesorin nga Shqipëria, Prof.Dr. Aleksandër Koçani, për tri ditë radhazi kanë identifikuar problematikat me të cilat ballafaqohen fëmijët në Kosovë sa i përket vendimmarrjes së tyre në shkollë dhe familje si dhe të drejtën për edukim.
Gjithashtu, është punuar edhe në draftimin e pyetësorëve më të cilët do të bëhet monitorimi i së drejtës për edukim dhe vendimmarrje të fëmijëve, ku këta pyetësorë do të realizohen me fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në tërë Kosovën.
Fëmijët po ashtu janë mësuar edhe për metodologjinë e realizimit të pyetësorëve në teren, ku kanë pasur mundësi të njoftohen edhe më përvojat e grupeve të fëmijëve nga vendet tjera si është rasti apo metodologjia e punës që bënë grupi i fëmijëve \"16+\" nga Shqipëria.
\"Ndihemi të anashkaluar dhe fare pak pyetemi kur ka të bëjë më pjesëmarrjen tonë në vendimmarrje, si në familje po ashtu edhe në shkollë\", janë shprehur fëmijët e pranishëm në këtë punëtori.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të programit \" CRG-Monitoring\", që organizata Syri i Vizionit në partneritet dhe mbështetur financiarisht nga Save the Children është duke implementuar në tërë Kosovën.