mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët të gatshëm për të adresuar dhunën në shkollën e tyre

29.09.2014

Prishtinë, 29 Shtator- Është mbajtur trajnimi i radhës më fëmijët e shkollës së mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në të cilin fëmijët janë trajnuar për mënyrat e adresimit të dhunës në ratet kur ata apo bashkëmoshatarët e tyre janë viktima të dhunës në shkollë apo familje. Përpos mënyrave të adresimit të dhunës, fëmijët janë mësuar edhe për mekanizmat ekzistues në shkollë dhe jashtë saj ku ata mund të drejtohen për t’u mbrojtur nga çfarëdo lloj dhune.
Në këtë trajnim fëmijët kanë nxjerrë në diskutim disa raste të dhunës për të cilat ata kanë treguar që kanë ndodhur ndërmjet  bashkëmoshatarëve, nga prindërit dhe mësimdhënësit por edhe ndaj mësimdhënësve. Ata janë zotuar se nuk do të heshtin në adresimin e dhunës dhe dukurive tjera që kanë ndodh apo mund të ndodhin në të ardhmen në shkollën e tyre. Gjithashtu, ata kanë thënë se si fëmijë mund të jenë shumë të fuqishëm për të parandaluar praninë e dhunës dhe të rrisin më shumë sigurinë në shkollë, nëse adresojnë me kohë këtë dukuri dhe dukuritë tjera.
Përpos fëmijëve në këtë trajnim ishin edhe përfaqësues të mësimdhënësve të kësaj shkolle që janë pjesë e këshillit drejtues të shkollës të cilat kanë inkurajuar fëmijët që të mos heshtin kur ata apo bashkëmoshatarët e tyre janë viktima të çfarëdolloj dhune apo kur u cenohet siguria dhe të drejtat e tyre. Ato, janë zotuar se gjithmonë do të jenë mbështetës të fëmijëve që të ju respektohet e drejta e tyre dhe ata të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në shkollë.

Ky trajnim është mbajtur në kuadër të programit “Child Protection”, të cilin organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children është duke realizuar në pesë komuna të Kosovës duke përfshirë edhe komunën e Prishtinës, përmes punës dhe aktiviteteve të drejtpërdrejta me fëmijët dhe menaxhmentin e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Naim Frasheri” dhe “Ismail Qemali” si dhe me institucionet përgjegjëse për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.