mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët vetëdijesojnë shoqërinë përmes shfaqjes

20.10.2014

Mitrovicë 20 Tetor- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, në kuadër të fushatës “Java kundër dhunës ndaj fëmijëve”,  kanë realizuar shfaqja teatrale “Kur kam të drejtë, kam”. 11 fëmijë nga komuna e Pejës kanë përgatitur shfaqjen, e cila i dedikohen të drejtave të fëmijëve.
Shfaqja ka për qëllim vetëdijesimin e institucioneve, prindërve dhe gjithë shoqërisë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përmirësimin e situatës së tyre në Kosovë.
Java kundër dhunës organizohet në kuadër të projektit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, implementuar nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në disa komuna të Kosovës.