mendo globalisht,
vepro lokalisht

Institucionet për mbrojtjen e fëmijëve më të koordinuara në veprimet e përbashkëta

04.12.2014Pejë, 02 dhjetor- Në takimin e rregullt me institucionet përgjegjëse që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve të mbajtur nga OJQ Syri i Vizionit, është thënë që puna dhe aktivitet që ka bërë kjo organizatë, ka ndikuar në koordinimin e aktiviteteve të institucioneve. Po ashtu është thënë që këto aktivitet kanë nxjerr në pah mangësi tek secili institucion duke e ndihmuar atë në forcimin e kapaciteteve dhe aktiviteteve konkrete në terren.
Të pranishmit në këtë takim të përbashkët kanë thënë që ka rënë dukshëm numri i incidenteve sa i përket sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre, mirëpo janë pajtuar që duhet të punohet më shumë nga ana e Drejtorisë së arsimit që t’i rrisë sigurinë në shkolla duke krijuar ambiente të sigurta dhe komode për fëmijët.
Gjithashtu është thënë se falë bashkëpunimit dhe koordinimit të institucioneve është arritur që grupet e fëmijëve që kanë qenë shqetësuese për bashkëmoshatarët e tyre dhe qytetaret të parandalohen veprimet e tyre të kundërligjshme, ku disa prej tyre kanë kaluar në gjykatë pasi qe kanë kryer vepra më përgjegjësi penale sipas kodit penal për të mitur.
Në të njëjtën kohë janë zotuar se të gjitha janë të gatshëm të ndihmojnë Drejtorinë e Arsimit dhe drejtorët e shkollave që të ngritin kapacitete profesionale sidomos në parandalimin e dhunës dhe dukurive tjera në shkolla si dhe t’i menaxhojnë rastet e dhunës pa pasur nevojë të intervenimit të Policisë.
Po, ashtu ata kanë kërkuar qw OJQ Syri i Vizionit, së bashku më Save the Children, të vazhdojnë më organizimin e takimeve të tilla më të gjithë akterët dhe këto takime të jenë më të shpeshta pasi që, fal tyre, po arrihet të bëhen plane konkrete të përbashkëta vepruese, për të rritur sigurinë e fëmijëve, në komunikacion, në hapësirat e brendshme dhe të jashtme shkollore si dhe në fuqizimin e fëmijëve që ata të denoncojnë dukuritë që shfaqen në shkollë dhe jashtë saj.
Ndërkaq, të pranishmit në këtë tryezë janë pajtuar se shqetësuese mbetet mos bashkëpunimi i prindërve më shkollën , apo mos funksionimi i trekëndëshit, prindër, nxënës mësimdhënës, gjithashtu ata janë pajtuar se institucionet arsimore në komunën e Pejës vazhdojnë të jenë të politizuara.
Ky takim është mbajtur në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve” të implementuar nga organizata Syri i Vizionit në partneritet  me Save the Children. Takime të tilla do të mbahen edhe në komunën e Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt.