mendo globalisht,
vepro lokalisht

Me përfaqësuesit e bashkësive lokale të Pejës debat për pronat në Komunën e Pejës

20.02.2015


Pejë, 20 shkurt- Në Pejë është mbajtur takimi me përfaqësues të bashkësive lokale të Komunës së Pejës, në të cilin është diskutuar për çështjet e pronësisë në zonat ku ata jetojnë.  Përfaqësuesit e institucioneve, nga komuna e Pejës- urbanizmi, ofiqaria, zyra ligjore dhe drejtoria e çështjeve pronësore, nga Gjykata e Pejës, shërbimi noterial, shërbimi për ndërmjetësim, zyra e ndihmës juridike falas dhe Odës së avokatëve kanë shpjeguar përfaqësuesve të bashkësive lokale, për procedurat dhe ligjet ekzistuese me të cilat adresohen çështjet e pronës, si në rastin e kontesteve, ashtu dhe në procedurat jokontestimore.
Në takim është diskutuar për problemet që hasin banorët në lokalitete dhe mundësitë e adresimit të tyre nëpër institucionet e Kosovës. Problemet kryesore janë përmendur fokusim kryesisht në çështjet e trashëgimisë, pronave private dhe publike, mospërputhjes mes gjendjes kadastrave me  gjendjen reale, nevojën  e përtëritjes së kadastrave, problemet e shkaktuara gjatë privatizimit dhe mungesën e ligjit për kthimin e pronave të nacionalizuara nga ish sistemi, uzurpimet, legalizimi dhe të tjera probleme që lidhet me temën e pronësisë.
Zyrtarët e drejtësisë dhe të shërbimeve komunale u kanë rekomanduar qytetarëve atyre të bartin pronësitë në emrat e tyre, aty ku është  e mundur, dhe t’u drejtohen gjykatave në rastet kur ka çfarëdo kontestimi.
Takimi është mbajtur në kuadër të projektit “Mbroje pronën tënde” që po implementon Syri i Vizionit në rajonin e Pejës me financim nga USAID/ATRC.