mendo globalisht,
vepro lokalisht

Zhvillimi i konceptit zhvillimor të turizmit dhe bujqësisë për Komunën e Istogut

26.06.201525, 26 qershor- Në kuadër të projektit “Mbështetja për Agro-Turizem, Biznes dhe Infrastrukturë në komunën e Istogut” që ka për qëllim promovimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës, është mbajtur punëtoria e dytë me temën: “Zhvillimi i konceptit zhvillimor të turizmit dhe bujqësisë për Komunën e Istogut”.

Pjesëmarrës në punëtori ishin pjesëtarë të agrobizneseve, të shoqërisë civile dhe të stafit komunal (qeverisjes lokale) të komunës së Istogut, përgjithësisht  pjesëtarë të të gjitha nacionaliteteve: shqiptarë, boshnjakë, serbë dhe egjiptianë. Ata gjatë punëtorisë kanë krijuar një koncept se si ata e shohin zhvillimin e turizmit, që do t’i jepet komunës dhe biznese si bazë për një zhvillim të mëtejshëm.
Punëtoritë janë pjesë e programit të ngritjes së kapaciteteve në kuadër të projektit të lartpërmendur, që financohet nga Komisioni evropian dhe Komuna e Istogut. Ky projekt është duke u implementuar nga organizata “Syri i Vizionit” dhe ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e agrobizneseve si pemëtaria, blegtoria, bletaria, peshkataria etj dhe të turizmit me shërbimet hoteliere, promovimin e vlerave histirike, kulturore etj. Gjithashtu në kuadër të projektit do të ndërmerren edhe aktivitete tjera të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën e turizmit në Istog.