mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri bisedon me fëmijët për çështjet e dhunës në shkolla

23.10.2015

Mitrovicë, 23 tetor- Në kuadër të fushatës “Java kundër dhunës ndaj fëmijëve”,organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet meorganizatën Save the Children, kanë organizuar një debat publik tëkryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri me fëmijët e kësajkomune, ku pikë e vetme debatit ishte: “Çfarë ka bërë apo çfarë duhetbërë komuna e Mitrovicës në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhepërmirësimin e situatës së tyre”.

Kryetari i kësaj komune tha seKomuna dhe vetë ai është që “në shkolla të sjellim mësimdhënësprofesionalë që të rrisim cilësinë e edukimit dhe kushteve të punë. Nukdo të lejojmë që dikush të ushtrojë asnjëherë dhunë ndaj jush, sepse jujeni e ardhmja e këtij vendi, që do të punoni dhe do ta qeverisnishtetin më mirë se ne që jemi sot nëpër pozita”.

Po ashtu, ai kakërkuar nga fëmijët që mos të hezitojnë ta kontaktojnë atë dhe kabinetine tij kur ndaj tyre ushtrohet dhunë, apo kur janë në dijeni si dikushushtron dhunë ndaj fëmijëve tjerë. Ai ka thënë se shteti duhet të bëjëmë shumë për përmirësimin e pozitës së fëmijëve dhe ka përgëzuarorganizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children për punën që po bëjnënë përmirësimin e pozitës së fëmijëve, dhe për ndihmën që po ju ofrojnëinstitucioneve në këtë komunë.

E në anën tjetër, fëmijët përposqë kanë falënderuar kryetarin dhe organizatat për të debat të tillë mekryetarin e komunës, kanë kërkuar nga i pari i komunës së Mitrovicës qëtë kompletojë kabinetet e shkollave me asetet e nevojshme si dhe tëndihmojë fëmijët e familjeve me asistencë sociale, e sidomos edhe ata tëkomunitetit rom, egjiptian dhe ashkali.

Kryetari Bahtiri dhedrejtori i arsimit Pajazit Hajzeri, janë zotuar së të gjitha shkollat ekësaj komune do të ofrojnë kushte më të mira për fëmijë, dhe asnjëherënuk do te lejojnë që dhuna, diskriminimi apo çfarëdo dukurie tjetër qëcenon apo mohon të drejtat e fëmijëve të  gjejë vend në shkolla.

“Javakundër dhunës” u organizua në kuadër të projektit “Së bashku për tëdrejtat e fëmijëve”, implementuar nga OJQ Syri i Vizionit në partneritetme Save the Children në disa komuna të Kosovës.