mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit për Ngritje të Kapaciteteve

29.01.2016

Istog, 29 janar- Syri i Vizionit në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Istogut, që financohet nga  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Istogut, ka  certifikuar 34 pjesëmarrës të Programit për Ngritje të Kapaciteteve. Programi  kishte për qëllim ngritjen dhe zhvillimin e aftësive të hisedarëve për zhvillim të Istogut: Zyrtarët Komunal, Bizneset si dhe Organizatat Joqeveritare.
   
Në Kuadër të programit janë zhvilluar tre module me tema të ndryshme: Zhvillimi i aftësive strategjike për ngritje të kapaciteteve të bizneseve; Grantet dhe mundësitë në Kosovë, si dhe Fuqizimi i Biznesit/Organizatave në Istog.  Trajnimet u zhvilluan gjatë vitit 2015.

Pjesëmarrësit në këto trajnime kanë pasur mundësi të marrin njohuri dhe përvoja nga profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm duke i bartur në punën dhe efikasitetin e Komunës së Istogut. ky projekt është i rëndësishëm dhe ofron mundësi të reja për Istogun. Ngritja e kapaciteteve të hisedarëve ndikon direkt në zhvillimin e Istogut, forcon dhe përkrah sektorin privat, zyrtarët komunalë dhe shoqërinë civile.

Zyrtari i i organizatës jo qeveritare Syri i Vizionit, z. Abedin Imami, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ai theksoj se "ne jemi munduar që të zgjedhim trajnerë profesionistë dhe ekspertë të fushave që të ngrisim aftësitë e agjentëve zhvillimore të Istogut”. Ai njëherit theksoi se  “interesimi  dhe pjesëmarrja interaktive e akterëve kryesorë të Istogut e bën edhe më të suksesshëm këtë program“.

Programi për Ngritje të Kapaciteteve është pjesë e projektit “Mbështetja për Agro-Turizëm, Biznes dhe Infrastrukturë në komunën e Istogut”, për të rritur dhe promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mirë.  Ky projekt objektiv kryesor ka  fuqizimin dhe promovimin e zhvillimit ekonomik lokal me fokus tek rritja dhe zhvillimi i konkurrencshmerisë dhe arritjes së potencialeve të  bizneseve dhe organizatave lokale me fokus tek gjenerimi i punësimit dhe rritja ekonomike lokale.