mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtoria për hartimi i planit të punës 3 vjeçare

01.02.2016


Pejë, 29 janar- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit ka mbajtur punëtorinë “Hartimi i planit të punës 1-3 vjeçar” që ka pasur për qëllim planifikimin e punese se përbashkët të Zyrës për barazi gjinore, grave asamblistë, grave anëtare në këshillat lokale dhe organizatat jo qeveritare të grave, që është organizuar në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë aktive në Kosovë.

Ne këtë punëtori është punuar mbi tri tema te rëndësishme për pozitën e gruas, siç janë: shëndetësia, ekonomia dhe vendimmarrja ku dhe janë planifikuar disa aktivitet të cilat mund të ndërmerren me bashkëpunimin e këtyre grupeve.

Punëtoria është organizuar në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vjet nga OJQ “Syri i Vizionit” me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA dhe përqendrohet në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.