mendo globalisht,
vepro lokalisht

Aktivitete në gjithë Kosovë për 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve

01.06.2016

Komunikatë për media
Aktivitete në gjithë Kosovë për 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve

Pejë,01 Qershor- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children dhe  në bashkëpunim më koordinatorët e fëmijëve nëpër komuna ka shënuar 1 qershorin, Ditën ndërkombëtarë të fëmijëve.
Aktivitetet janë zhvilluar në komunat Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Klinë.  
Në komunat e Pejës dhe Gjakovës, janë mbajtur debate publike të fëmijëve më kryetarët e komunave, në të cilat fëmijët kanë kërkuar nga ta që komuna dhe vetë kryetarët të bëjnë më shumë për t’u krijuar atyre kushte më të mira në shkolla, siguri më të madhe në qytete dhe më shumë hapësira sportive dhe rekreative.
Ndërsa kryetarët e komunave Pejë dhe Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila dhe Gazmend Muhaxheri, ju kanë premtuar fëmijëve që do të bëjnë më shumë për ta dhe pasi ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit për të cilët institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë.
Ndërsa në komunat tjera si në Klinë, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, fëmijët e asambleve e fëmijëve dhe grupin monitorues të fëmijëve Respect Our Right (ROR), kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme nëpër qendra të qytetit duke shprehur dëshirat dhe duke përçuar mesazh të qartë tek institucionet qe duhet të bëjnë shumë më shumë për ta dhe së ata duhet të jenë pjesëmarrës në hartimin e politikave kur preket interesi dhe jeta e tyre.
Përfaqësuesit e grupit ROR bashkë em Asamblenë e fëmijëve të Prishtinës kanë vizituar edhe Kuvendin e Kosovës, ku kanë paraqitur edhe veprimtarinë e tyre dhe kanë bërë thirrje që të ketë më shumë angazhim për fëmijët në Kosovë. 
Në fund të aktivitete punimet dhe mesazhet që janë bërë nga fëmijët pjesëmarrës u janë adresuar institucioneve komunale përmes koordinatorëve për të drejtat e fëmijëve dhe kryetarëve të asambleve të fëmijëve.
Kjo fushatë ditore ka pasur për qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve se duhet të bëjnë shumë më shumë për fëmijë duke ju krijuar atyre një jetë dhe mirëqenie më të mirë dhe ambiente komode dhe të sigurta qe edhe fëmijët e Kosovës të jetë dhe të ndihen të barabartë si bashkëmoshatarët e tyre në shtet tjera.
Kjo ditë është shënuar në kuadër të programit të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje, që Syri i Vizionit dhe Save the Children janë duke realizuar në komunën e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Klinës, Ferizajt, Gjilanit dhe Mitrovicës. 
Ndërsa në kuadër të projektit “Prospect Plus” që zhvillohet në partneritet me KFOS-in dhe mbështetje nga Qeveria gjermane është zhvilluar një aktivitet argëtues ndërkulturor me fëmijët e  komunitetit rom dhe egjiptian të lagjes “7 shtatori” dhe Vitomiricë të Pejës. 
Syri i Vizonit në këtë ditë ka ndihmuar edhe bibliotekën Azem Shkreli të Pejës me materiale dhe mjete pune për fëmijët në shënimin e kësaj date.


Pejë, 1 qershor 2016

OJQ “Syri i Vizionit”

Për më shumë informacion:
e-mail: [email protected]
www.syriivizionit.org