mendo globalisht,
vepro lokalisht

Forum me gratë e suksesshme në politikë, biznes dhe shoqëri civile

15.06.2016

Pejë, 15 qershor- Organizata Syri i Vizionit ka organizuar një forum për shkëmbim të përvojave “Gratë e suksesshme, në politikë, biznes dhe shoqëri civile”, në të cilin rreth 40 gra nga komunat e rajonit të Dukagjinit kanë diskutuar për fuqizimin e femrës dhe një rol më aktiv të saj në shoqëri. Tri panelistet Mimoza Kusari-Lila, kryetare e komunës së Gjakovës, Linda Shala nga kompania “Data Project Elektronics” dhe Ariana Qosaj Mustafa nga Kipred dhe Rrjetit të Grupeve të Grave kanë sjellë përvojat e tyre të suksesshme në këta tre sektorë: në politikë, biznes dhe shoqëri civile.
Para një auditori të përbërë nga gra aktive në lëmi të ndryshme dhe nga komunitete aktive në komuna dhe zona rurale, tri panelistet kanë paraqitur rrugën e tyre drejt suksesit, si dhe janë angazhuar për veprim të përbashkët për fuqizimin e gruas dhe në dhënien e një roli më aktiv.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të Projektit të Përkrahjen e grave, të cilin Syri i Vizionit me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC është duke e implementuar në katër komuna të rajonit: Pejë, Istog, Klinë Deçan dhe Junik, ku grupe të grave nga politika, biznesi dhe shoqëria civile janë duke vepruar aktivisht për fuqizimin e grave dhe krijimin e kushteve për promovimin e rolit të gruas në të gjitha proceset.
Nga ky takim ka marrë nismën dhe do të hartohet një publikim që do prezantoje gratë e suksesshme në rajon me qëllim promovimin e tyre në një publik më të gjerë.