mendo globalisht,
vepro lokalisht

Certifikohen edhe 36 mësimdhënës për orientim dhe këshillim në karrierë

08.06.2016

Klinë, Deçan, 7 dhe 8 qershor- Në Klinë dhe Deçan janë certifikuar 36 mësimdhënës të shkollave fillore në lëndën e Orientimit në karrierë. I gjithë trajnimi i tyre është zbatuar në kuadër të  programit Mistmatch qe realizohet nga Syri i Vizionit me përkrahjen nga Solidar Suisse dhe synon të ndihmojë shkollat në komunat e rajonit të Dukagjinit në përshtatje me tregun e punës. Orientimi në karrierë është parë si një ndihmëse për nxënësit që në moshën e duhur të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura për shkollimin që do të ndjekin, si hap i parë i zhvillimit të tyre të ardhshëm në karrierë.
Licencimi i tyre është bërë sipas Modelit Evropian me pesë hapa, të përgatitur dhe akredituar nga GIZ në Kosovë. Për rëndësinë e Orientimi t në karrierë dhe mundësitë e implementimit të tij janë angazhuar edhe drejtorët komunalë të arsimit Hajdin Morina në Komunën e Klinës dhe Qazim Maloku drejtor në Komunën e Deçanit.  Me këtë ceremoni, numri i mësimdhënësve të certifikuar në gjashtë komuna nga Syri i vizionit arrin në rreth 80 veta.