mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përfshirja e këshillave në takimet publike dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj tyre

21.09.2016

Rahovec, 21 shtator - Është mbajtur takimi me kryetarët e këshillave lokalë “Përfshirja e këshillave në takimet publike dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj tyre”, takimi ky i mbajtur në kuadër të projektit për fuqizimin e Qytetarisë Aktive në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar me  kryetarët e këshillave se sa janë përfshirë në takimet publike për buxhet dhe planifikim për vitin e ardhshëm dhe vitet në vazhdim dhe sa janë të kënaqur me përgjigjet dhe përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre.
Sipas kryetarëve të këshillave, investime në komunën e tyre orientohen në ato lokalitete ku e kanë elektoratin politik si edhe ne ato vende prej nga vinë zyrtarët komunalë. Investimet komunale nuk janë  shumë në harmoni me përqindjen e tatimpaguesve dhe kontributin që ata bëjnë në buxhetin komunal.
Takimi është organizuar në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, i cili është duke u realizuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata  Olof Palme International Center.