mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata për shënimin e Ditës ndërkombëtare të Konventës për të drejtat e fëmijëve

18.11.2016


Fushata për shënimin e ditës ndërkombëtarë të Konventës për të drejtat e fëmijëve



Komunikatë për media

Datë: 19 Nëntor  - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, ka zhvilluar fushatën për shënimin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i kësaj fushate ka qenë që fëmijët të ngrisin zërin e tyre në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë. Fushata është realizuar në kuadër të projektit "Qeverisja me të drejtat e fëmijëve" që realizohet nga  organizatat partnere “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children Kosova”.

Në kuadër të fushatës janë mbajtur këto aktivitete
Ferizaj
•    Aktivitetet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe asamblenë komunale të fëmijëve për shënimin e ditës ndërkombëtare të Konventës (Pikturë, recitale, ekspozitë, dhe shpërndarja e broshurave të Konventës).
•    Realizimi i Dramës në teatër me qëllim të përçimit të mesazhit për të drejtat e fëmijëve.
Klinë
•    Realizmi dhe përzgjedhja e Eseve më të mira me temën 20 Nëntori dita e konventës, shkolla “Ismet Raci” Klinë.
•    Realizimi i kuizit me temë për 20 Nëntori dita e konventës, salla e konferencave komuna e Klinës
•    Ligjëratë e temën 20 nëntori dita e konventës si dhe shpërndarja e konventës në shkolla dhe qytet
Mitrovicë
•    Shpërndarja e broshurave dhe ligjërata për konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta në zonat rurale Kçiq, Shalë, Kushtovë
•    Marshi nga qendra e qytetit deri tek komuna, përçimi  i mesazhit në institucione komunale për mos përkrahjen e të drejtave të fëmijëve. Pastaj nga aty së bashku të gjithë fëmijët do të ndalen në sheshin e qytetit për të shënuar aktivitet të lira për ditën e konventës. Recitale, piktura, drama etj.
Gjakovë
•    Trajnimi në shkollat fillore të mesme të ulëta mbi konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve.
•    Hapja e ekspozitës me punimet e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Gjakovës, me temën “Të drejtat e mia”.
•    Realizimi i debatit me institucionet që kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe asamblenë komunale të fëmijëve Gjakovë.
Pejë
•    Shpërndarja e broshurave të Konventës për fëmijët e shkollave të mesme të ulëta.
•    Ligjërata në shkollat e mesme të ulëta mbi konventën e të drejtave të fëmijëve.
Gjilan
•    Vizitë fëmijëve në klasat e bashkangjitura me nevoja të veçanta - SHFMU “Rexhep Elmazi”.
•    Ligjërata mbi Konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta Gjilan.
•    Aktivitetet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe asamblenë komunale të fëmijëve për shënimin e ditës ndërkombëtare të Konventës, (Pikturë, recitale, ekspozitë dhe shpërndarja e broshurave të Konventës).

Fushata është zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët për të drejtat e fëmijëve në komunat: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.

Në fushatë janë përshirë qindra nxënës nga shkollat e mesme të ulëta në këto 7 komuna, të cilët përmes aktiviteteve të tyre krijuese dhe sensibilizuese kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve për tëdrejtat e fëmijëve në Kosovë. 

“Në pesë ditë ne kemi përçuar mesazhin tek institucionet dhe qytetarët për diskriminimin dhe mospërfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje. Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj jemi duke në fuqizimin e fëmijëve për të ngritur zërin e tyre, si dhe në krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.  Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit të konventës për të drejtat e fëmijëve në Kosovë” thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit.

Syri i Vizonit dhe Save the Children për vite me radhë në kuadër të projektit "Qeverisja me të drejtat e fëmijëve"  janë duke mbështetur fuqizimin e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.

Nëntor 2016

OJQ “Syri i Vizionit”


Për më shumë informacion:
Vlora Latifi
Tel: 044 143 098
e-mail: [email protected]
www.syriivizionit.org