mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përfshirja e grave në prioritetet e institucioneve lokale dhe mbështetja e iniciativave të grave

20.12.2016


Pejë, 13 dhjetor- Me temën \"Roli dhe mbështetja e gruas në proceset vendimmarrëse” me pjesëmarrës nga komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec është mbajtur takimi me grupet e grave në kuadër të projektit Qytetaria Aktive që implementohet nga organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja. Qëllimi i takimit ishte se sa janë të përfshira gratë në prioritetet e institucioneve lokale dhe sa mbështeten iniciativat dhe nismat e grupeve të grave nga institucionet dhe qytetarët.
Pjesëmarrësit fillimisht kanë diskutuar për rëndësinë e mbështetjes nga Syri i Vizionit për realizimin e vetiniciativave të ndërmarra nga ato, që kanë lehtësuar qasjen tek institucionet dhe përkrahjen apo mbështetjen financiare për realizimin e aktiviteteve. Gjithashtu është thënë se sfiduese akoma është pozita e gruas në vendimmarrje dhe përkrahja e saj në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e Zyrave për Barazi Gjinore, gratë asambleiste, grupet e grave jo formale dhe organizatat e grave nga pese komunat në të cilat impemnetohet projekti: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec. 
Programi “Qytetarisë Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vite “Syri i Vizionit” zhvillohet me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA.