mendo globalisht,
vepro lokalisht

Monitorimi i zbatimit të këshillimit në karrierë në shkollat e komunës së Klinës

13.05.2017I zbatuar deri më tani si lëndë fakultative në shkollat mesme të ulëta të rajonit, këshillimi në karrierë nga shtatori i vitit të ardhshëm është pjesë obligative e planprogramit në shkollat ku implementohet kurrikula e re duke filluar nga klasat 6. Një vit pas trajnimit dhe certifikimit të mësimdhënësve të Klinës për këshillim në karrierë, Syri i Vizonit ka zhvilluar një aktivitet në të cilin ka diskutuar arritjet dhe sfidat në implementimin e kësaj lënde në shkollat e komunës së Klinës. Janë diskutuar sukseset dhe vështirësitë që kanë qenë të pranishme në punën njëvjeçarë në disa nga shkollat e  Klinës që implementojnë këtë lëndë. Kurse për shkollat që e fillojnë këshillimin në karrierë nga muaji shtator i këtij viti janë dhënë udhëzimet e duhura për ndarjen e orëve dhe hartimin e planit mësimor.
Syri i Vizionit me mbështetjen e Solidar Suisse në gjashtë vjetët e kaluara ka aftësuar mësimdhënësit në shkollat e gjashtë komunave të rajonit dhe është angazhuar për përfshirjen e këshillimit në karrierë në shkollat e këtyre komunave, në kuadër të projektit që ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të përshtaten dhe të gjenden sa më mirë në tregun e punës.