mendo globalisht,
vepro lokalisht

Inicimi i dialogut social ndërmjet shkollave, Policisë dhe QPS-së në shkollat e komunave Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Klinë

21.11.2017

Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Klinë, Nëntor-dhjetor - Janë mbajtur takime për inicimi e dialogut social ndërmjet shkollave, Policisë dhe QPS-së  në shkollat e komunave Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Klinë.  Qëllimi i këtyre takimeve në të gjitha komunat ku implementohet projekti ishte parandalimi i dhunës dhe identifikimi i fëmijëve me sjellje të dhunshme në shkollë, ofrimi i ndihmës për shkollën ne punën me fëmijë dhe me prindërit e tyre, duke ndihmuar ne integrimin  e këtyre fëmijëve në shoqëri dhe në parandalimin e sjelljeve  të dhunshme në shkollë si dhe rritja e bashkëpunimit të shkollës me fëmijët dhe familjet e tyre.
Aktivitetet janë realizuar në kuadër të projektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë mbështetur nga SIDA