mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takimet me mësimdhënësit e shkollave Ekonomike dhe Teknike dhe përfaqësues të biznesit

28.12.2017Pejë, 28 dhjetor - Me mësimdhënësit e shkollave Ekonomike dhe Teknike të Pejës dhe përfaqësues të biznesit janë mbajtur takime në të cilat është diskutuar për përmirësimin e praktikes së nxënësve të këtyre shkollave të mesme. Si pjesë e aktiviteteve të Projekti ProKarriera është prezantuar një hulumtim i kryer me 20 biznese të teknologjisë ushqimore dhe poaq të informatikës, me të cilën synohet ngritja e bashkëpunimit për kryerjen e praktikës profesionale.
Më mësimdhënësit e praktikës profesionale janë diskutuar edhe katër doracakët mbi zhvillimin e praktikës profesionale në këto shkollë për drejtimet:  Informatike, Përpunues i prodhimeve ushqimore, Teknologji e prodhimeve bujqësore dhe Telekomunikacion.
Projekti Prokarriera i mbështet shkollat  në krijimin e kushteve më të mira për përgatitjen e nxënësve në tregun e punës.