mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përvoja evropiane e angazhimit të prindërve për karrierën

25.11.2017

Tallin, 25 nëntor-  Projekti ProKarriera që implementohet nga Syri i Vizonit ka ndjekur konferencën “Role of parents in Guiding their children towards the most suitable personal careers” organizuar nga European Parents Association me pjesëmarrjen e prindërve nga shtete të ndryshme të Evropës
Projekti Prokarriera gjatë këtij viti ka punuar me prindërit e fëmijëve të klasave të larta në shkollat e mesme të ulëta, pasi i jep rëndësi dhënies se një roli aktiv prindërve që ata të jenë mbështetës të fëmijëve të tyre në zgjedhjet për karrierën.
Përvoja nga konferenca në Tallin I shërben edhe grupit punues të mbledhur nga Ministria e Arsimit, në të cilin merr pjesë edhe Syri i vizionit, për hartimin e strategjisë së bashkëpunimit shkollë-prindër për këshillimin në karrierë.