mendo globalisht,
vepro lokalisht

Tryezë rreth zbatimit praktik të Udhëzimit Administrativ për Qendrat Mësimore

11.10.2017

Prishtinë, 11 tetor 2017 – Projekti KOSINT 2020 i cili implementohet nga organizatat partnere KEC, Syri i Vizionit, RADC dhe BSFK, ka zhvilluar tryezën e diskutimit rreth zbatimit praktik të Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2017 për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore, të hartuar me kontributin e mbi 20 organizatave vendore që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, dhe të miratuar nga MASHT-i më 25 gusht 2017. Qendrat mësimore ofrojnë përkrahje shtesë në mësim dhe aktivitete jashtë mësimore për fëmijët kryesisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në procesin e hartimit të Udhëzimit Administrativ, koordinatorë të qendrave mësimore, si dhe palë të tjera të interesit që mbështesin procesin në forma të ndryshme.