mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata vetëdijesuese për ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

23.11.2017

Pejë, Klinë, Istog, 2-23 nëntor 2017 - Në kuadër të fushatave vetëdijësuese që janë pjesë e projektit "Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerëve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Arsimin Fillor, Kosovë", që mbështetet nga GIZ – Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe realizohet nga “Syri i Vizionit”, në shkollat fillore “Avni Rrustemi” në Zallq, “7 Shtatori” në Cigë, dhe "Haxhi Zeka" në Zahaq, si dhe në në shkollat “Ismet Raci” dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, u realizuan fushata vetëdijësuese me prindër dhe nxënës që marrin pjesë në klasët e Mësimit Plotësues pranë këtyre katër shkollave. Tema e trajtuar në këto fushata kishte të bënte me 20 nëntorin, ditën ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës. Gjatë takimit me prindër dhe fëmijë të komuniteteve përkatëse, u bashkëbisedua rreth përmbajtjes së Konventës dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijës, që janë edhe qëllimi thelbësor i saj.