mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

30.10.2017

Pejë, 30 tetor 2017 – Në kuadër të “Muajit Rozë të Kancerit” Syri i Vizionit ka organizuar fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit me pjesëmarrje të institucioneve të ndryshme dhe komunitetit Rom, Egjiptian dhe Ashkali nga lagja “7 Shtatori” dhe fshati Vitomiricë. Fushatë është organizuar në kuadër të programit "PROSPECT+", financuar nga KFOS-i dhe implementuar nga Syri i Vizionit. Në këtë fushatë është bërë shpërndarja e materialeve sensibilizuese të përgatitura në kuadër të projektit dhe një takim në të cilin me gratë nga komunitetet është biseduar për rreziqet, parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe mjekë të mjekësisë familjare, si dhe vet personat e prekur nga që janë trajtuar kjo sëmundje, të cilët kanë ligjëruar për temat e mësipërme.