mendo globalisht,
vepro lokalisht

Qytetaria Aktive dhe roli i këshillave lokale në qeverisje të komunave

27.03.2018

 
Komunikatë për Media

Qytetari Aktive dhe roli i këshillave lokale ndikon në qeverisje më të mirë të komunave

Prishtinë, 26 Mars- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Kryesuesin e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave, sot kanë mbajtur një takim pune me temën  “Qytetaria Aktive dhe roli i këshillave lokale në Kosovë”. 
Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja dhe ndarja e përvojave, praktikave të mira të punës së këshillave lokale  në disa komuna të Kosovës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Organizatës Syri i Vizionit  në fuqizimin e rolit dhe institucionalizimit të këtyre këshillave, dhe nxitjen e qytetarisë aktive në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë Aktive në Kosovë.

Kryesuesit e komunave të Kosovës, kanë ndarë përvojat e tyre të punës në plotësim ndryshimin e rregullores komunale dhe organizimin e këshillave lokale, ku është vlerësuar lartë puna që kanë bërë këshillat lokale në identifikimin e problematikave dhe prioritizimin e investimeve kapitale të komunave në bashkëpunim më ta.

“Këshillat lokale dhe kryetarët e këtyre këshillave na kanë ndihmuar shumë në identifikimin dhe prioritizimin e investimeve në komunën tonë, dhe në hartimin e shumë politikave lokale që kanë pasur të bëjnë në fusha të ndryshme ku preket interesi drejtpërdrejtë i qytetarit”, ka thënë kryesuesi i Asamblesë komunale në Pejë, z. Islam Husaj, njëherit edhe kryesues i kolegjiumit të kryesuesve të Asambleve komunale.

Me këtë vlerësim janë pajtuar edhe komunat tjera të cilët kanë organizuar zgjedhjet dhe kanë zgjedhur këshillat lokale, si komuna e Gjakovës, Lipjani, Obiliqit
Ndërsa komunat tjera që nuk kanë krijuar këto këshilla kanë vlerësuar si shumë të nevojshme themelimin këtyre këshillave edhe pse ata kanë miratuar rregulloren komunale mirëpo nuk kanë nis një proces të tillë pa u gjet një mundësit buxhetore e institucionalizime për stimulimin e këshillave lokale.
“Duhet se pari me u institucionalizua forma dhe mënyra e pagesës apo stimulimit të këshillave dhe pa u bërë kjo ne si komunë nuk kemi nis një proces të tillë edhe pse është miratuar rregullorja dhe ishte krijuar me herët komisioni për administrim të zgjedhjeve” ka thënë kryesuesi i asamblesë komunale në Klinë z. Fadil Gashi.

Gjatë këtij takimi pune është pa qe rregulloret komunale për Organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës më Këshillat lokale në fshatra dhe lagjet urbane dallon nga komuna në komunë edhe pse udhëzimi administrativë ju ka dhe  hapësirë qe vetë komunat të hartojnë rregulloret komunale sipas nevojave të tyre.

Mirëpo, zyrtarët e MAPL-së të pranishëm në këtë takim janë shprehur pak sa të befasuar me ndryshimet qe kanë rregulloret nga njëra komunë në tjetrën, sidomos pjesa qe ka të bëjë më mandatin e këshillave, roli dhe përgjegjësit, mënyrën dhe formën e stimulimit etj.

“Duke pa një laramani të rregulloreve edhe pse udhëzimi është i njëjtë për të gjithë, duhemi qe me bërë plotësim ndryshim të udhëzimit administrativ duke standardizuar procedurat e përzgjedhjes dhe organizimit të këshillave lokale, e ku hyn edhe mandati, përgjegjësia, stimulimit etj” ka thënë Z. Xhevdet Tafa nga MAPL-ja.

Të gjithë te pranishmit kanë kërkuar qe MAPL-ja duhet të avokoje së bashku me ta tek Ministria e Financave ku do të mund të krijohet një kod buxhetor apo një fond qe ju mundëson komunave stimulimin e këshillave Lokale.

Arbresha Demaj nga Syri i Vizionit ka thënë se  “Ne si organizatë se bashku me ju si komuna dhe MAPL-ne do të avokojme tek Ministria e Financave për me gjet ndonjë mundësi ligjore që komunat të stimulojnë këshillat lokale, pasi qe nëse nuk stimulohen vështire se do të mund të mbijetojnë apo të jenë funksional si trup e tillë”.
Ku sipas saj, edhe përkundër vullnetit qe kanë gjendja ekonomike ju pamundëson atyre të japin kontributin qe kërkohet nga ta, pasi qe nuk mund te shpenzojnë nga buxheti i tyre familjar, por duke pa të mirat dhe përfitimet qe kanë komunat në qeverisje në bashkëpunim me ta atëherë duhet gjinden mënyra dhe forma për mbulim të shpenzimeve  ka shtuar ajo.

Të gjithë të pranishmit në këtë takim janë pajtuar qe qeverisja në bashkëpunim me këshillat lokale dhe roli aktivë i qytetarit është i domosdoshëm dhe rrit kënaqshmerinë e punës dhe investimet e pushtetit dhe institucionet  janë më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Po ashtu është çmuar shumë puna e shoqërisë civile e po ashtu e Syri i Vizionit në fuqizimin e këshillave lokale në komunat e rrafshit të dukagjinit, ku është pa si një metodologji e mire qe organizata tjera lokale mund ta bejnë në komunat tjera.

Ky takim pune është mbajtur në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, i cili është duke u implementua tash e disa vite nga OJQ Syri I Vizionit me mbështetje nga Olof Plame International Center dhe SIDA, dhe përqendrohet ne komunat e rajonit të Pejës dhe Prizrenit.