mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbajtja e sesioneve të Disiplinës pozitive në prindërimin e përditshëm

03.05.2018

Gjakovë, 03 Maj- Ka filluar mbajtja e sesioneve për “Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm”, me sesionin e parë për këtë vit, qw është mbajtur me prindërit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Zekeria Rexha” në Gjakovë. Disiplina Pozitive është një qasje edukimit, e cila e drejton sjelljen e fëmijës, dhe në të njëtën kohë, duke respektuar të drejtën e tyre për një mjedis të sigurt, mbrojtje nga dhuna si dhe pjesmarrje në edukimin e tyre
Këto sesione me prindër mbahen në kuadër programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” qe po implemtohet tash e disa vite nga Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, mbështetur nga SIDA. Sesione të tilla do të mbahen edhe më prindërit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Yll Morina” në Gjakovë, për të vazhduar më pas edhe në komunën e Prizrenit, saktësishtë në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola”..