mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria për hartimin e planit të veprimit për këshillat drejtues të shkollave në Pejë

21.05.2018

Pejë 21 Maj – Është mbajtur punëtoria një ditore me këshillin drejtues të dy shkollave “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, për hartimin planit të veprimit në identifikimin dhe parandalimin e hershëm të dhunës ndaj nxënësve në shkollë.

Ky planë i punës do të ndihmojë këshillin drejtues të shkollës  që të ndërmarr veprime konkrete në shkollë  karshi nevojave që dalin në identifikimin e hershëm dhe parandalimine cfarëdo lloj dhune në shkollë. Duke ndikuar kështu në fuqizimin e mekanizmave praktikë dhe miqësorë që kanë shkollat duke i ndihmuar kështu këto institucione edukativo-arsimore që të jenë ambiente komode dhe të sigurta për fëmijë.

Këto plane të punës janë hartuar në kuadër  të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.Plane të tilla të punës për këshillat drejtues të shkollave do të hartohen edhe për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në komunat Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Gjilan, ku Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë janë duke punuar tash e disa vite në identifikimin dhe parandalimin e hershëm të dhunës në shkolla dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor.