mendo globalisht,
vepro lokalisht

Certifikohen edhe 24 mësimdhëns të orientimit në karrierë

25.05.2018

Pejë, 23 maj-  Është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të mësimdhënësve të shkollave të Pejës për Orientim në Karrierë. Certifikimi  është bërë pas trajnimit treditor në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë nga trajnerë të certifikuar nga GIZ në programin Modeli Evropian me pesë hapa.

Projekti ProKarriera mbështetet nga Solidar Suisse ka trajnuar 24 mësimdhënës duke zhvilluar edhe me tej ekipin e profesionistëve  të angazhuar në karrierë. Ky është grupi i dytë i mësimdhënësve që trajnohet në komunën e Pejës, kurse në vitet e kaluar mësimdhënës janë trajnuar edhe në Komunët Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog e Junik, një pjesë e të cilëve orientimin në karrierë e impementon si lëndë zgjedhore , kurse në shkollat ku implementohet kurrikula e re, orientimi në karrierë është modul i integruar në fushën kurrikulare Jeta dhe Puna dhe fillon nga klasa 6.