mendo globalisht,
vepro lokalisht

THIRRJE PËR PËRKRAHJE

23.07.2018

Të nderuara organizata të shoqërisë civile, institucione, grupe të qyterateve aktivë!
Grupi iniciues kundër rrënimit të shkollës për të verbër në Pejë, i përbërë nga OJQ Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK Xheladin Deda, të premten ka filluar fushatën kundër rrënimit të objektit të Shkollës për të verbër Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” përmes një konferencë për media në të cilën ka shprehur kundërshtimin ndaj planeve për rrënimin e këtij objekti për nevojat e ndërtimit të një objekti për Gjykatën e Pejës.

Ne kemi kërkuar nga palët inicuese Ministria e mirëqenies sociale, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Administratës publike, bashkë me Komuna e Pejës të heqin dorë nga kjo ide dhe të kërkojnë një tjetër destinacion për objektin në fjalë, pa qenë nevoja të shkatërrojnë diçka që ka vlerë për Pejës, për të ndërtuar diçka tjetër.

Grupi iniciues nga konferenca ka shpërndarë një thirrje për të gjitha organizatat, institucionet dhe qytetarët ta mbështesim këtë kundërshtim në mënyrë të organizuar deri sa iniciuesit të heqin dorë nga ky projekt dhe të gjejnë zgjedhje më adekuate.

Në dy ditët e kaluara ne kemi marrë mbështetje nga shumë organizata, institucione dhe grupe të qyterateve aktivë, që na kanë përkrahur në këtë qëllim dhe i janë bashkuar iniciativës tonë.

Ju ftojmë që deri të hënën në ora 16.00 të gjithë ju që na mbështetni në këtë synim të deklaroheni në emailin [email protected] dhe të bëheni pjesë zyrtare e këtij aksioni.

Të gjithë së bashku mund të bëjmë shumë më shumë kundër rrënimit dhe për ruajtjen e vlerave.