mendo globalisht,
vepro lokalisht

Me drejtorët e shkollave të Pejës diskutohet udhëzuesi për hapjen e kutive të ankesave në shkolla

30.08.2018

 

Pejë, 30 gusht- Në takimin me drejtorët e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta është bërë shpërndarja e doracakut "Udhëzues për hapjen e Kutive të Ankesave në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta". Aktiviteti i kryer në bashkëpunim me Drejtorin Komunale të Arsimit në Pejë, ka qëllim për të ndihmuar dhe lehtësuar implementimin e Rregullores komunale për kutinë e ankesave në shkolla.

 

Përpos shpërndarjes së doracakut, nga stafi i SiV-it dhe DKA-ja, drejtorët e shkollave janë njoftuar edhe njëherë me procedurat e administrimit të kutisë si dhe monitorimin që do të bëhet këtë vit nga SiV në bashkëpunim me DKA-në. Ky monitorim do të bëhet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.