mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shpërndahen 100 pako shkollore për nxënësit e shkollës “Martin Camaj” në Istog

14.09.2018

Komunikatë për Media

Istog, 13 shtator- Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në komunën e Istogut sot, ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së njëqind (100) pakove shkollore për nxënësit e ciklit parafillor, fillore dhe të mesme të ulët të shkollës “Martin Camaj”, me qëllim që të lehtësohen kushtet e shkollimit për fëmijët e komuniteteve romë, egjiptian dhe ashkali të fshatrave Serbobran dhe Gurrakoc, që po ashtu vijojnë mësimet në këtë shkollë.
Të pranishëm në këtë Ceremoni ishin Drejtori i Arsimit z. Hajrush Shoshi, i cili tha se “Këto pako shkollore janë një ndihmesë për ne si DKA dhe vetë fëmijët duke ju siguruar kushte primare për mësim të rregullt dhe cilësor, duke ndihmuar familjet e komuniteteve romë, egjiptian dhe ashkali, me qëllim që fëmijët e tyre të jenë të barabartë me fëmijët e tjerë, ndër të tjera, drejtori po ashtu ka çmuar dhe falënderuar punën që Organizata Syri i Vizionit me partnerët e saj, është duke e bërë në këto lokalitet të komunës së Istogut.
Në anën tjetër drejtoresha e shkollës Znj. Mimoza Kabashi ka thënë se “Këto pako, do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë së fëmijëve dhe familjeve për të vijuar mësimet të rregullt në shkollë, dhe duke lehtësuar edhe gjendjen financiare e ekonomike të familjeve. Megjithatë duke falënderuar Syri i Vizionit, njëherit ka bërë apel që programe të tilla dhe mbështetje të tilla të vazhdojnë për këta fëmijë, të cilat po ashtu janë të mirëseardhura për shkollën, nxënësit dhe familjet e tyre.
Veton Sylhasi nga KFOS dhe Arbresha Demaj, menaxhere e programit ka kërkuar nga prindërit qe të mbështesin fëmijët ë tyre për të edukuar dhe të jenë të rregullt në mësime pasi sipas tyre, mbështetja e qendrës mësimore, shkollës dhe DKA-së nuk do të mungojë që atyre të ju krijohen kushte dhe mundësi më të mira për mësim.
Fëmijët dhe familjarët e tyre ishin ata më të lumturit në këtë ceremoni pasi qe po arrinin qe me kohë të kenë materialet e tyre shkollore, “Unë jam shumë e lumtur, sepse qe nga sot edhe unë si shokët dhe shoqet e mia do ti kem krejt çka me duhen për mësim, dhe nuk do të mungojë asnjë ditë në shkollë”, është shprehur njëra nga nxënësit e kësaj shkolle.
“Puna qe po bëjnë organizata dhe shkolla më fëmijët tonë në qendrën mësimore dhe këto materiale shkollore janë ndihmesë shumë e madhe për neve, pasi qe ne jemi njëra ndër familjet e kthyera nga jashtë, dhe çdo gjë kemi nis nga zero” ka thënë Vezire Beqiraj, prind nga komuniteti Egjiptian.
Këto pako shkollore janë pjesë e programit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), që është projekt tre vjeçar, i cili ka filluar të implementohet nga Syri i Vizionit në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.a