mendo globalisht,
vepro lokalisht

"Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2013

Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet 2013
Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht- dhjetor 2013)
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: 35,293 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes KDI)
Donatori: USAID, NDI, Ambasada Angleze, Ambasada e Norvegjisë, Olof Palme International Center,

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i  Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2013" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit në gjashtë komuna dhe publikimin e rezultateve të hershme në komunat  Pejë dhe Gjakovë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;
  • Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimi,
  • Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi  në katër komuna të rajonit
  • Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive në Pejë e Gjakovë
  • Angazhimi i 8 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj;
  • Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
  • Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;