mendo globalisht,
vepro lokalisht

"Together 4 Children Rights Child protection and Child Right Governance"

Emri i projektit: "Together 4 Children Rights  Child protection and Child Right Governance"
Kohëzgjatja: 8 muaj  (Maj 2013 – Dhjetor 2013)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 53, 317 €
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e pozitës së të drejtave të fëmijës në Republikën e Kosovës përmes forcimit të organizatave të fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre , si dhe për të rritur ndikimin e tyre në zbatimin e të drejtave të fëmijës në shoqërinë kosovare . Po ashtu, mbështetjen dhe zhvillimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve të BE-së, që  fëmijët ta shohin shkollën si një vend të sigurt dhe të fuqizohen mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj.

Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë fëmijët dhe menaxhmenti i shkollave të mesme të ulëta “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakija” në Gjakovë, “Jeronim de Rada” dhe “Tefik Çanga” në Ferizaj si dhe “Andon Zako Çajupi” e “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë.  Në kuadër të këtij projekti fëmijët e këtyre shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit kanë pasur mundësi që të ndjekin trajnime të shumta që kanë të bëjnë me parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimeve në shkolla, po ashtu në hartimin e strategjive për funksionalizim të mekanizmave mbrojtjes brenda shkollës. Ndërsa përfitues indirekt kanë qenë institucionet lokale për të drejtat e fëmijëve siç janë: Institucioni i Avokatit të Popullit-Ombudspersonit, Drejtoritë e arsimit nëpër komuna, Qendra për Punë Sociale, Koordinatori për të Drejtat e Fëmijëve, Policia e Kosovës, etj.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në katër komuna të Kosovës, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj, duke përfshirë kështu në secilën komunë nga dy shkolla të mesme të ulëta, në të cilat është punuar direkt me këshillin e shkollës në hartimin e kodeve të mirësjelljes dhe në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në shkollë. Po ashtu fëmijët që vijojnë mësimin në këto shkolla së bashku me këshillin e shkollës kanë ndjekur disa trajnime që kanë pasur për qëllim parandalimin dhe adresimin e dhunës si dhe ngacmimeve në shkollë. Janë shpërndarë broshura të konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve për t’i njoftuar me këtë konventë si dhe janë shpërndarë informatorë me kontaktet e institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal. Gjithashtu janë organizuar vizita të institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në shkolla, si dhe janë mbajtur tryeza të rrumbullakëta në secilën komunë më të gjithë akterët si dhe janë mbajtur edhe në radio dhe Tv debate për ngritje të vetëdijes dhe përgjegjësisë së fëmijëve dhe vetë institucioneve në përmirësimin e situatës të së drejtave të fëmijëve në këto komuna.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Hartimi dhe vendosja e kodit të mirësjelljes në gjashtë shkolla të mesme të ulëta
  • Vendosja e kutive të ankesave në tetë shkolla duke krijuar mundësi fëmijëve që të adresojnë pakënaqësitë e tyre përmes kutive
  • Janë trajnuar mbi 250 fëmijë në fushën e parandalimit dhe adresimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin në shkolla
  • Mbi 300 fëmije janë informuar me punën e mekanizmave për të drejtat e tyre që veprojnë në nivel lokal nga vizitat dhe takimet e këtyre institucioneve që kanë pasur më fëmijë
  • Janë shtypur dhe shpërndarë mbi 35 000 kopje të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, duke ngritur vetëdijen e fëmijëve mbi të drejtat e tyre që u garantohen edhe me konventën ndërkombëtare
  • Janë shtypur dhe shpërndarë mbi 4000 informatorë me kontaktet e institucioneve përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal
  • Janë mbajtur katër tryeza të rrumbullakëta në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj me të gjithë akterët ku është diskutuar për sigurinë dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla
  • Janë mbajtur nga dy trajnime me secilin këshill të shkollës për hartimin e strategjisë për krijimin dhe funksionalizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve brenda shkollës
  • Janë mbajtur tri radio debate në radio lokale dhe një emision në TV Mitrovicë për të drejtat e fëmijëve
  • Janë mbajtur ligjërata në kuadër të ditës ndërkombëtare të konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijë nga vetë fëmijët në secilën shkollë
  • Janë krijuar grupe të trajnerëve nga shtatë persona (fëmijë) në secilën shkollë që do ligjërojnë për Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.