mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ta pastrojmë Pejën


Emri projektit: Ta pastrojmë Pejën
Kohëzgjatja:   2 muaj  (May 2013 – Qershor 2013)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:  4000 €
Donatori: Komuna e Pejës

Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është  pastrimi i qytetit nga deponitë ilegale të mbeturinave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave të komunës së Pejës, si dhe rritja e vetëdijes së banorëve të kësaj komune ne ruajtjen dhe përkujdesjen e ambientit.

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë të gjithë qytetarët e komunës së Pejës, të cilët do t’i krijojnë vetvetes një ambient më të pastër që do të reflektojë në shëndetin e tyre, duke pasur një shëndet më të mirë dhe qytet më të pastër.

Realizimi i projektit: Në këtë aksion pastrimi janë përfshirë të gjitha institucionet publike komunale,  duke filluar nga kryetari i komunës, shoqëria civile, grupe të ndryshme të interesit, biznese dhe qytetarët. Të gjithë këta akterë janë ndarë në grupe, duke u ndarë nëpër zona të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit, duke pastruar kështu  të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat ku kanë qenë të identifikuara deponi ilegale.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Mobilizimi i të gjitha institucioneve publike e private, shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit në pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës
  • Pastrimi i deponive ilegale dhe deponimi i mbeturinave në deponin e qytetit
  • Ruajtja dhe mirëmbajtja e ambientit përmes ngritjes së vetëdijes përmes fushatave për pastrim radio dhe TV emisioneve
  • Krijimi i një ambienti më të pastër në komunën e Pejës