mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fasilitator/e për Hartimin e materjalit për broshurë mbi themelimine këshillave të nxënësve në shkollë

08.11.2017

Termat e Referencës


Fasilitator/e  për Hartimin e materjalit për broshurë mbi themelimine këshillave të nxënësve në shkollë.

Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme:
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollat e komunave Pejë, Klinë,Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të punohet në parandalimin e  dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshme ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës, si dhe ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisë mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe denoncimin e rasteve të tilla.
Pjesë e rëndësishme e programit është përfshirja e drejpërdrejtë e fëmijëve në vendimarrje dhe respektimi i të drejtave të tyre duke u bazuar në Konventën Ndërkombetare mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe ligjet vendore.

Objektiva
Në kuadër të kësaj fushe, Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një fasilitator/e për hartimin e një materiali në gjuhën e fëmijëve qe ka të bëjë më zgjedhjen e këshillave të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta duke u bazuar në udhezimin administrativ.

Qëllimi i Angazhimit të Fasilitatorit/es
Qëllimi i i ngazhimit të fasilitatorit/es është që të hartojë materjalin për broshurë në gjuhën e fëmijëve duke u bazuar në udhëzimin administrativ që ka të bëjë më themelimine këshillave të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.

Rezultati
Finalizimi i materjalit në gjuhën e fëmijëve për broshurë që ka të bëjë në perzgjedhjen e këshillave të nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme të uleta në Kosovë.
Kualifikimi dhe Kontraktimi i Fasilituesit/es
- Diplomë Universitare Juridik ose Shkenca Sociale apo ngjashëm me këto dy profesione
- Dokumentimi i përvojës së punës në hartimin e materjaleve promovuese broshura, falyera etj
- Qertifikata të fushës përkatëse  dhe përvoja e punës më fëmijë do jetë përparësi
Fasilitatuesi/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit - nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat  të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Fasilituesi/ja i/e angazhuar pritet që të:
Të konsultojë udhëzimin administratvi për themelimin apo krijimine e këshillave të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta
Të hartojë dhe finalizojë materjalin për broshurë në gjuhën e fëmijëve
Të dorëzojë me kohë materjalin e broshurës të Syri i Vizionit.

Angazhimi i Fasilituesit/es:
Angazhimi do të bëhet në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e më poshtme:

Detyrat Kohëzgjatja:
Konsultimi i udhezimit administratv dhe akteve tjera ligjore rreth themelimit të këshillave të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta - 1 ditë
Finalizimi i materjalit për broshurë për themelimin e këshillave të nxënësve në gjuhën e fëmijëve - 1 ditë
Gjithsej: 2ditë

Kushtet e Pagesës:
Pagesa e fasilituesit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve;
Pagesa do të realizohet përmes dy transaksioneve bankare në valutën Euro. Pagesa do të  realizohet pas përfundimit të punëtorisë dhe dorëzimit të planit të punës.si dhe  pas  finalizimit të materjalit për broshurë.
Pagesa e fasilituesit/es do të kompensojë punën e kryer në:
Përgaditjen dhe përpilimin e materjalit për broshurë
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto.

Personi përgjegjës në Syri i Vizionit:
Teuta Uka – Menaxher i programit
OJQ “Syri i Vizionit”
Rr.Isa Demaj. Nr.14-30 000 Pejë
Tel. +377 (0) 44 695 650
     +381 (0) 39 423 240
E-mail: [email protected]
[email protected]
www.syriivizionit.org