mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fasilitator/e për hartimin e një plani të punës ndërmjet grupit monitorues të fëmijëve ROR dhe Zyrave Rajonale të Insitucionit të Avokatit të Popullit

08.11.2017

Termat e Referencës


Fasilitator/e për hartimin e një plani të punës ndërmjet grupit monitorues të fëmijëve ROR dhe Zyrave Rajonale të Insitucionit të Avokatit të Popullit

Hyrje:
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme:
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkollat e komunave Pejë, Klinë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, dhe Gjakovë.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të punohet në parandalimin e  dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe të besueshme ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës, si dhe ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisë mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe denoncimin e rasteve të tilla.
Pjesë e rëndësishme e programit është përfshirja e drejpërdrejtë e fëmijëve në vendimarrje dhe respektimi i të drejtave të tyre duke u bazuar në Konventën Ndërkombetare mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe ligjet vendore.

Objektiva:
Në kuadër të kësaj fushe, Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një fasilitator për hartimin e planit të punës dhe koordinimit të veprimeve dhe bashkepunimit ndërmjet grupit ROR dhe Zyrave rajonale të Ombudpersonit.

Qëllimi i Angazhimit të Fasilitatorit/es:
Qëllimi i i angazhimit të fasilitatorit është që të ndihmojë në hartimin e një plani të punës për bashkëpunimin ndërmjet grupit ROR dhe Zyrave regjionale të Avokatit të Popullit. Ky plan do të realizohet përmes një punëtorie një ditore ndërmjet grupit ROR dhe udheheqësve të zyrave të Avokatit të Popullit nëpër komuna duke përfshi edhe nivelin qëndror.

Rezultati:
Një plan të punës kater vjecare të hartuar, për bashkëpunimin ndërmjet grupit ROR dhe zyrave regjionale të Avokatit të Popullit e hartuar ne konsultim me grupin ROR dhe përfaqesues te Avokatit te Popullit.
Kualifikimi dhe Kontraktimi i Fasilitatorit/es
- Diplomë Universitare Juridik ose Shkenca Sociale apo ngjashëm me këto dy profesione;
- Dokumentimi i përvojës së punës në hartimin e planeve të punës
- Certifikata të fushës përkatëse dhe përvoja e punës më fëmijë do jetë përparësi
Eksperti do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit - nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat  të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Fasilituesi/ja i/e angazhuar pritet që të:
1. Kryen punën parapërgatitore dhe materialet e nevojshme për punëtori;
2. Dërgon metodologjinë e punës, e cila do të përdoret për hartimin e planit të punës;
3. Udhëheqë punëtorinë një ditore me akterët përgjegjës (fëmijët e grupit monitorues ROR dhe zyrtarët apo udhëheqësit e zyrave regjionale të Avokatit të Popullit).
4. Harton draftin e parë të planit duke i përfshi opinionet e akterëve përgjegjës, dhe e finalizon këtë plan në koordinim me stafin e SiV dhe Save the Children zyra në Kosovë
5. Dorëzon raportin me shkrim tek SiV dhjetë (10) ditë pasi të ketë finalizuar dhe dorëzuar planin final të punës.

Angazhimi i Fasilitatorit/es:
Angazhimi do të bëhet në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e më poshtme:

Detyrat Kohëzgjatja:
Përgatitja e të gjitha  materialeve dhe agjendës së punëtorisë - 1/2 ditë
Fasiliton punëtorinë për  hartimi e planit të punës - 1 ditë
Harton draftin e parë të planit të punës në koordinim me stafin e SiV dhe Save the Children zyra në Kosovë; - 1/2 ditë
Gjithsej: - 2ditë

Kushtet e Pagesës:

- Pagesa e fasilitues-it/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve;
- Pagesa do të realizohet përmes dy transaksioneve bankare në valutën Euro. Pagesa do të  realizohet pas përfundimit të punëtorisë dhe dorëzimit të planit të punës final

Pagesa e fasilitator-it/es do të kompensojë punën e kryer në:
- Angazhimin në organizimin e punëtorisë (duke përfshirë të gjitha detajet e nevojshme);
- Punën para-përgatitore dhe materialet e nevojshme për punëtori;
- Përpilimin e planit të punës;
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është poashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto.

Raportimi:

Si pjesë themelore e angazhimit të fasilitatorit/es parashihet edhe pjesa e raportimit, ku pagesa bëhët pasi të ketë përfunduar të gjitha obligimet e përcaktuar më këtë ToR dhe pasi të jetë dërguar raporti me shkrim nga ana e tij/saj, brenda afatit 10 ditor.

Personi përgjegjës në Syri i Vizionit:
Teuta Uka – Menaxher i programit
OJQ “Syri i Vizionit”
Rr. Isa Demaj. Nr.14-30 000 Pejë
Tel. +377 (0) 44 695 650
     +381 (0) 39 423 240
E-mail:[email protected]
[email protected]
Website: www.syriivizionit.org