mendo globalisht,
vepro lokalisht

SEED Kosovo - Support of Educational and Employment Development

Titulli i Projektit: SEED  Kosovo - Support of Educational and Employment Development
Kohëzgjatja: 36 muaj (janar 2014 - dhjetor 2016)
Vendi: Kosovë, Shqipëri, Serbi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet Volkshilfe Solidarität dhe Solidar Suisse
Buxheti: 291,450 €
Donatori: Austrian Development Cooperation

Qëllimi i projektit: Përmirësimi i qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe femrat në shkollën për hoteleri e turizëm, zbutja e papunësinë dhe identifikimi i barrierave gjinore; nxitja e dialogut social në këtë sektor.

Përfituesit: Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në  rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset.

Realizimi i projektit: Projekti zhvillohet paralelisht në tri shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa Syri i Vizionit është përgjegjëse për projektin në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti do të punohet me shkollat e mesme ekonomike në rajonin e Dukagjinit, konkretisht me drejtimet e turizmit me të cilët do punohet në bartjen e njohurive, këmbimi e përvojave  dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe vetëpunësimit për grupet e targetuara, të rinjtë dhe femrat në sektorin e turizmit
•    Promovimi dhe mbështetja e drejtimeve të caktuara në shkollat profesionale
•    Takimet dhe koordinimi mes akterëve në sektorin e turizmit
•    Punëtoritë për përvojat më të mira dhe zhvillimin e shkathtësive në turizëm
•    Mbështetja financiare për idetë më të mira që garojnë në grupet e akterëve në të tri komunat
•    Trajnime për hartimin e projekt propozimeve
•    Përmirësimi i dialogut social për politikat gjinore
•    Studim mbi barrierat gjinore në turizëm 
•    Fushatë e ngritjes së vetëdijes lidhur me barrierat gjinore