mendo globalisht,
vepro lokalisht

Active Citizenship Kosova

Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2014 – Dhjetor 2014)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 43,910 €
Donatori: Olof  Palme International Center

Qëllimi i projektit: Projekti synon një angazhim të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve  me theks të veçantë të grave, për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse duke u përqendruar në rajonin e Pejës dhe Prizrenit.

Përfituesit: Përfaqësuesit e fshatrave të 7 bashkësive lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Pejës dhe të Prizrenit, grupet jo formale të grave, grave asambleiste, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship” është fokusuar në mbështetje në fushatat avokuese dhe aktivizimin e organizatave të grave, grupet e grave jo-formale në komunitetet lokale që vepron organizata jonë, grave asambleiste të komunave Pejë, Deçan, Klinë, Istog dhe Rahovec si dhe monitorimin e zbatimit të rregullores për organizimin dhe funksionalizimin këshillat lokale në komunat e Pejës dhe Istogut, apo hartimin e saj në komunat që nuk e kanë hartuar ende.
Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar këshillat e bashkësive lokale, shoqërisë civile dhe grupet tjera të interesit në Pejë është hapur edhe Zyra ndihmëse dhe këshilluese, e cila vazhdimisht ka ndihmuar kryetarët e bashkësive lokale, në shkrimin e kërkesave ankesave apo projekt ide për t’i paraqitur me kohë tek institucionet. Ndërsa tjetër mjet avokues që ka shërbyer për shpërndarjen e informatave tek qytetarët është edhe ueb faqes www.aktivizohu.org, përmes së cilës janë ndarë informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, janë publikuar edhe problematikat më të cilat ballafaqohen qytetarët e komunave të ndryshme të Kosovës
Aktivitetet e këtij projekti në këtë fazë janë koncentruar edhe më shumë në fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, duke i përkrahur edhe me grande të vogla, për të cilat në total janë ndarë 8 grande.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Konferenca nacionale me pjesëmarrës nga gjitha institucionet e Komunave të Kosovës, Ministria e Administrimit të pushtetit lokal, shoqëria civile, përfaqësues të bashkësive lokale, grupet joformale të grave dhe grat asamblistë. Qëllimi i konferencës është që të pasqyrohet metodologjia e punës së organizatës SiV si dhe puna dhe roli i qytetarit aktiv.
•    Organizimi i debatit në TV nacionale me pjesëmarrës nga ministria, institucionet lokale, bashkësitë lokale dhe SiV për t’i informuar qytetarët mbi formën e aktivizimit dhe sistemin e funksionimit të bashkësive lokale. 
•    Vizitë për shkëmbim përvojash të kryetarëve të lagjeve urbane dhe fshatrave në ato komuna ku struktura e organizimit dhe funksionalizimit të qytetarisë aktive është shembull për komunat tjera.
•    Monitorimi i implementimit të rregulloreve gjegjësit përzgjedhjen e përfaqësuesve nëpër bashkësitë lokale. SiV do të angazhohet në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesve të bashkësive lokale, si dhe në fund të procesit do të dalim me raport i cili do të mbaj rekomandime mbi rregulloren.
•    Punëtori komunale me pjesëmarrës nga institucionet komunale, shoqëri civile, përfaqësues lagjesh dhe fshatrash, media. Në këto punëtori do të trajtohet mundësia e zbatimit të rregullores, përfitimet që komuna dhe qytetarët mund të kenë në zbatimin e kësaj rregullore e cila do ta rriste bashkëpunimin e komunës dhe të vetë kryetarit të komunës me zonat rurale dhe ato urbane.
•    Trajnimet me temat avokim dhe lidership, për tete grupe të grave në tetë bashkësitë lokale.
•    Përpilimi i strategjisë veprues për grupet e grave: Me grupet e grave të tetë bashkësive lokale do të përpilohet strategjia e veprimit të përbashkët, por brenda strategjisë aktivitet do të jenë të dara për secilën bashkësi veç e veç.
•    Organizimi i punëtorive të përbashkëta mes grupeve të grave nga bashkësitë lokale me grat asamblistë me qëllimin e aktivizimit të grave në vendimmarrje, si dhe avokimi i grave asamblistë për adresimin e prioriteteve të grave nga këto bashkësi lokale.
•    Shpërndarja e informatave mbi iniciativat e qytetarëve që kanë shërbyer si përvoja të mira për qytetarët e vendeve tjera të Kosovës dhe me gjerë.
•    Adresimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve tek institucionet përkatëse dhe përkrahja e tyre.
•    Mobilizimi i qytetarëve dhe ngritja e zërit të tyre për pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes.
•    Funksionimi i zyrës ndihmëse dhe këshilluese në kuadër të projektit.
•    Mbështetje direkt për qytetarët përmes ofrimit të informatave dhe mundësive të komunikimit përmes ueb sajtit.
•    Përkrahja e tetë grupeve jo formale të grave me grande të vogla.