mendo globalisht,
vepro lokalisht

“Mbroje pronën tënde”

Emri i projektit: “Mbroje pronën tënde”
Kohëzgjatja: 8 muaj  (tetor 2014 – qershor 2015)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:  22,044.00 $
Donatori: USAID/ATRC

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim të ngritë vetëdijen e qytetarëve mbi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të pronës, si në kuptim të bartjes së trashëgimisë tek trashëguesit përkatës të saj, ashtu edhe në raportet me ndërrimin e pronarëve, duke e shoqëruar me dokumentacionin e duhur, duke u fokusuar kryesisht në zonat rurale dhe aty ku mungon vetëdija dhe praktikat e tilla.

Përfituesit: Përfitues të projektit janë institucionet dhe qytetarët e komunave Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog, që gjatë zhvillimit kanë marrë gjithë informimin e duhur lidhur me problemet që i kanë ata me pronën, mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve që lidhen me trashëgiminë, bazën ligjore dhe rrugët që duhet ndjekur. Institucionet kanë pasur mundësi të shtrijnë komunikimin me qytetarët dhe përmirësojnë bashkëpunimin mes tyre.

Realizimi i projektit: Në katër komuna të Kosovës janë mbajtur takime me qytetarët, me përfaqësuesit e qytetarëve nëpër fshatra e lagje. Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe pushtetit lokal nga Gjykatat, prokuroria, komuna, shërbimi noterial, avokatët dhe institucione tjera, që merren me çështjet e pronësisë, u janë përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe iu kanë adresuar atyre kërkesat e tyre për zgjidhjen e çështjeve pronësore, përmirësimin e procedurave, etj. 
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Takime mes përfaqësuesve të institucioneve me liderët e bashkësive lokale në komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog
•    Tubime publike me komunitetin në komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog
•    Tryeza të rrumbullakëta me ekspertët dhe institucionet në komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog
•    Radio debate në Radio Peja dhe Radio Fontana
•    Përgatitja dhe shpërndarja e Fletëpalosjeve mbi ligjet e pronës dhe me thirrjet për zgjidhjen e pronësive
•    Një fletëpalosje për funksionimin e Gjykatës së Pejës
•    5 spote publicitare në Radio Dukagjini