mendo globalisht,
vepro lokalisht

“Mismatch” (4)

Emri i projektit: “Mismatch” (4)  
Kohëzgjatja: 11 muaj  (shkurt 2014 – dhjetor 2014)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 12,405.00 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit:  Përmirësimi i kualitetit të praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të mesme të hotelerisë dhe turizmit në Pejë, ngritja e vetëdijes së nxënësve për sistemin e arsimit në Kosovë dhe këshillim/orientim në karrierë
Përfituesit: përfitues direkt të projektit janë nxënësit e shkollës së mesme  të hotelerisë, shkolla e mesme ekonomike bizneset e në sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Përfitues është edhe komuna e Pejës përmes drejtorisë komunale të arsimit, konkretisht rreth 20 mësues të akredituar për këshillim në karrierë në poaq shkolla.
Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” të Pejës, konkretisht në drejtimet hoteleri e turizëm. Në bashkëpunim me shkollën, komunën, zyrën rajonale të arsimit, bizneset dhe shoqërinë civile është krijuar një grup koordinues që ka trajtuar çështjet e praktikës profesionale për nxënësit në këto dy drejtime, rritjen e bashkëpunimit mes shkollës dhe bizneseve, etj. Janë nënshkruar rreth 35 kontrata me shkollës me bizneset e Pejës për praktikë profesionale. Janë trajnuar stafi dhe për herë të parë ka filluar të aplikohet orientimi në karrierë në 15 shkolla të komunës së Pejës.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Koordinimi i akterëve komunë-shkollë-biznese lidhur me praktikën profesionale
•    Takimet me përfaqësuesit e biznesit në Pejë, nënshkrimi i 35 kontratave mes bizneseve dhe shkollës ekonomike për praktikën profesionale
•    Trajnimi dhe licencimi për orientim në karrierë
•    Aplikimi i orientimit në karrierë në shkollat e Pejës
•    Këmbimi i përvojave me shkollat tjera të mesme