mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ngritja e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes

Titulli i Projektit: “Ngritja e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes
Kohëzgjatja: 3 muaj (Mars 2014 – Maj 2014)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 1.060 euro
Donatori: UNDP

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim ngritjen e participimit të gruas gjatë proceseve të ndërtimit të paqes dhe të planifikimit pas konflikteve.

Përfituesit: Përfituesit e këtij projekti kanë qenë gratë, grupet e organizuara të shoqërisë civile  dhe institucionet, ndërsa përfitues kanë qenë edhe institucionet dhe të gjithë qytetarët aktivë në proceset vendimmarrëse në komunën e Pejës.
 
Realizimi i projektit: Janë realizuar trajnime për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të drejtorive të komunës së Pejës, për fuqizimin e drejtorëve në avokim dhe lobim më të mirë rreth buxhetimit gjinor dhe pjesëmarrjes së gruas në politikë bërje. Gjithashtu janë realizuar dhe punëtori për hartimin e planit dhe strategjisë së veprimit për buxhetimin gjinor me pjesëmarrje, njëkohësisht janë realizuar dhe tryeza me institucione, shoqërinë civile dhe mediat. Njëkohësisht janë realizuar dhe takime me secilën nga drejtoritë për të prezantuar strategjinë dhe planin e veprimi për përfshirjen dhe inkorporimin e buxhetimit gjinor.


Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Realizmi i tri tryezave me grupin e grave, burrave dhe të rinjve
•    Nxjerrja e rekomandimeve nga të tri tryezat dhe adresimi i tyre në institucione
•    Realizimi i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve dhe vetëdijesimin e drejtorëve për rëndësinë e buxhetimit gjinor.
•    Hartimi i tri raporteve të ndara mbi rolin dhe gatishmërinë e femrës për përfshirje në mekanizmat ekzistuese mbi ndërtimin e paqes.